Përditësimi i parë madhor i iOS 12 është lëshuar sot nga Apple – dhe ai është i gatshëm për t’u shkarkuar në të gjitha modelet e iPhone dhe iPad që e përkrahin.

iOS 12.1 sjell rregullimin e shumëpritur të një problemi të kamerës së përparme të iPhone XS dhe XR, që e zbukuronte pa dëshirën e përdoruesve lëkurën e tyre në fotografitë e realizuara.

Versioni i ri i iOS vjen po ashtu me ’emoji’ të rinj – gjithsej 70. Është shtuar ’emoji’ për tullacët, për kaçurrelët, për mustakoçët dhe për flokëkuqtë.

iOS 12.1 gjithashtu aktivizon opsionin për dy karta SIM për iPhone XS dhe XR, si dhe opsionin për FaceTime në grup, me deri në 32 persona njëkohësisht. 

Shpërndaje në