Në varrezat e qytetit të Prishtinës i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Dikur ai u bë shkak qe flamuri i Kosoves të ngrihet lart, e të dielën figura e Fadil Vokrrit u ngre në qiell nga parashutistet, për t’ia dhene atij lamtumiren e fundit.

Fadil Vokrri u varros në Arberi, te varrezat e qytetit, në Prishtine, pasi kishte vdekur një ditë më parë për shkak të një sulmi në zemër.

Më lot në sy të gjithë luteshin për Vokrrin.

Përfaqesues nga politika, e kultura ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit.

Kurora lulesh në varrin e Vokrrit kanë vënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurora lulesh kane vënë edhe zyrtarë të FIFAS dhe FFK-se,

Gjithsesi qe nuk do te mungonin as figurat e sportit.

E nder ta ishte i pranishem edhe nje bashkelojtar i Vokrrit, Zoran Batrovic i  cili kishte luajtur futboll me Fadil Vokrrin.

I pikëlluar aty është pare edhe futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Saimir Ujkani.

Kapiteni i kombetares se Kosoves, Samir Ujkani ka disa fjale per Vokrrin.

Fadil Vokrri ka vdekur në moshën 57 vjeçare. Ai ishte futbollisti më i mirë në Jugosllavi dhe në krye të FFK-së kishte ndikuar që Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA.

 

Shpërndaje në


21 September 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget