Në rast se Aleksis Sançez hedh firmën mbi kontratën me Mançester Junajtedin do të jetë futbollisti më I paguar në historikun e “Djajve të Kuq”. Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” i kanë propozuar kilianit një pagë të çmendur, rreth 18 milionë stërlina në vit. Në këtë mënyrë, nëse Ibrahimovic largohet në fund të sezonit, atëherë Sançez do të jetë lojtari më i paguar në “Old Traford” me rreth 350 mijë stërlina në javë. Aktualisht, te Man. Junajted futbollisti më i paguar është Pogba, gjithmonë nëse nuk llogaritet Ibrahimoviç. Francezi arkëton rreth 250 mijë stërlina në javë, i ndjekur nga Lukaku me 30 mijë më pak dhe De Gea me 200 mijë.

Shpërndaje në