36-vjeçari ka thyer heshtjen që zgjaste që nga eliminimi i Juventusit në Champions League.

Portugezi e ka bërë këtë duke postuar një foto nga stërvitja dhe duke e shoqëruar me një shkrim të gjatë.

Në raport me numrin e rrëzimeve që pëson në jetë, më e rëndësishme është se sa shpejt ringrihesh. Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë, fokusi ynë është te Cagliari dhe te gjithçka që mund të arrihet ende në këtë sezon. Fatmirësisht, futbolli ka kujtesë të fortë (edhe unë): historia nuk fshihet, por shkruhet çdo ditë me këmbëngulje, shpirt skuadre dhe shumë punë. Kush nuk e kupton këtë, nuk do ta arrijë kurrë lavdinë dhe suksesin”, lexohet në postimin e CR7.

Ditët e fundit, mediat spanjolle kanë shkruar se portugezi po mendon kthimin te Real Madrid.

Sipas gazetës “AS”, ka disa muaj që CR7 dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet, për të parë nëse është i mundur kthimi i tij në kryeqytetin spanjoll, aty ku ka fituar 4 Champions League si protagonist dhe 4 herë “Topin e Artë”, duke shënuar 450 gola në 438 ndeshje.

Paris Saint Germaini është një tjetër klub që do të dëshironte ta kishte në radhët e saj një kampion si Ronaldo. 

Shpërndaje në