Në 19 mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm, SPAK gati në qershor
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka njoftuar se më 19 mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm.
Ibrahimi ka zbuluar se deri më tani kanë aplikuar 11 kandidatë për SPAK, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 ditë afat.
Ai tha se SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm janë gati në muajin qershor, ndërsa qeveria është përgjegjëse për mungesën e zyrave.
SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.
Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.
Lajme të ngjajshme:
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë: ditë historike për Shqipërinë
RAMA: SHUMË GJYQTARË PO I LUTEN ZOTIT, DO VIJË RRADHA E POLITIKANËVE
Ndalohet një ish-polic, dyshohet se ka lidhje me grabitjen në Rinas
Reagon Ambasada Amerikane: Dhuna jodemokratike, duhet të ndalojë
Ministrat e BE pro Shqipërisë, Këshilli i Evropës do mbështesë hapjen e bisedimeve