Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian (AFET) miratoi sot raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke u fokusuar në përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave.

Raporti fillestar i raporteres Santos (S&D) iu nënshtrua amendimeve nga bashkëraporteri Lega (PPE) e kolege te tjerë.

Në raport ngrihet shqetësimi në lidhje me akuzat për blerjen e votës, duke theksuar se ndjekja penale për këtë çështje është një ndër kushtet e vendosura nga Këshilli më 25 mars të vitit të kaluar.

Po ashtu, në raport vihet theksi edhe te marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike, duke vënë në dukje “dështimin për t’u mbështetur më tej në të”.

Sot u miratuan amendimet e mëposhtme të propozuara nga Grupi PPE:  “Ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020″

“Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar;

Nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme;

Inkurajon zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për të paketen  anti shpifje;

Shpreh në mënyrë të përsëritur shqetësimin rreth masave të propozuara fillimisht nën të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve të dëgjohen me qëllim të përmirësimit të lirisë së medias dhe mjedisit të punës së gazetarëve të pavarur”

Shpërndaje në