Lefter Koka i LSI së: S’kam asnjë motiv të djeg mandatin!
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, ndryshe nga grupi parlamentar i kësaj partie, nuk mendon që të djegë mandatin e tij.
Në një intervistë për gazetën “Bulevard” në Durrës, Koka është shprehur se nuk ka asnjë motiv për të djegur mandatin.
“S’kam motiv për të djegur mandatin, por do të qëndroj në LSI”, ka deklaruar Koka.
Ai nuk ka qenë as në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së nga i cili u mor vendimi për djegien e mandateve, gjë që e pranoi edhe Monika Kryemadhi.
Situata në LSI nuk është aq e qetë, pasi edhe disa deputetë të tjerë nuk kanë pranuar djegien e mandateve, por në fund i janë nënshtruar vullnetit të Kryemadhit.
Lajme të ngjajshme:
Sot nis stërvitja e madhe ushtarake, anija gjigante amerikane mbërrin në Durrës
“Air Albania” nis punën, ja kush janë aksionerët e kompanisë ajrore shqiptare
Rrugë, aeroporte, tunele. Ja veprat publike që parashikon qeveria për 2020
Shqipëria merr 1 mld euro nga emigrantët, rekord në Europë në raport me madhësinë e ekonomisë
Rama: PD vë në dyshim anti-KÇK? Nuk kanë parë gjë akoma