Hoteli u shemb me eksploziv, pronari kishte planifikuar të shtonte kate
Në Durrës, ditën e sotme u shemb me eksploziv një objekt 6-katesh, pasi kolonat u shkatërruan nga tërmeti që ra ditën e martë.
Por në momentin që u shemb me eksploziv doli në dritë një tjetër fakt.
Pronari i hotel “Gostivari” kishte lënë fijet e hekurit të kolonave duke planifikuar që shtesa e kateve të vijonte.
Pallatet që u shembën në Durrës nga tërmeti erdhën si pasojë e faktit që kishin shtesa katesh të planifikuara, teksa fillimisht godinat ishin ndërtuar me llogari për dy apo tre kate po me kalimin e viteve shtesat vijuan, duke kaluar edhe parashikimet e si pasojë nga lëkundja e tërmetit u rrëzuan.
Lajme të ngjajshme:
Profili i 3 kandidatëve/ Kush pritet të zgjidhet Kryeprokuror i përkohshëm
Shqipëria – Zgjerimi i BE në qendër të Presidencës Rumune
Rama: 100 mln euro nga BE dhe BERZH,ja qytetet ku do përdoren
SPAK zbarkon në SHBA: Dumani dhe prokurorët e dosjes Berisha, takime në DASH, DEA dhe zyrat e FBI-së
Miratohet rezoluta për Shqipërinë në Komisionin e PE