Shembja e ashensorit në Hamburg, tre prej viktimave janë shtetas shqiptarë
Mes pesë viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.
Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për agjencinë mediatike “DPA”. Mësohet se mes viktimave, tre janë shtetas shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se tre viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.
Ndërsa një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.
a.c./dita
Lajme të ngjajshme:
Vritet një 30 vjeçar kosovar në Francë
Zvicra debon 1039 kriminelë. Në mesin e tyre edhe qindra shqiptare e serbë nga ballkani
Identifikohet trupi i gjetur në Kaliforni: Studentja shqiptare u godit në kokë
Policia në shtëpinë e shqiptarëve gjen bizhuteri nga vjedhjet në Itali
Si u ekzekutua në mes të Londrës producenti i njohur kosovar