Këtu mbaruakan rrugët tona
Moj e bukura që s’pave dritë
Shtojzovalle e flutura t’bardha
N’rrudha t’ballit t’kanë vu pritë.

Këttu pushon vrapi pas erës
E pas fluturave nëpërr pyll,
Vet e vrave agun e verës
Mbete ëndërrr e varur n’yll.

U bë vonë për luleborë
Heret akulli qenka shkri
Të dogj herët bryma n’dorë
Moj e bukura me ngjyrë gri.

Këtu prenduaka qielli blu
Moj e bukura që flet rrallë
Vec një ditë kur t’jesh pa mu
Ka me t’djegëI ziu mall.

01.02.2009

Cun Lajci
MALLI PER TY

Shkelqen syprinë e detit
Pulëbardhat e trazojnë përrmbi
Qielli I kaltërt më joshë,por kot
Mallin s’ma heqin per Ty.

Det kam përrpara,det
Pulëbardha e qiell përrmbi
Valët mi spërkasin mendimet
Por mallin s’ma heqin përr Ty.

Dhe prap ujë e valë pëpara
Dhe prap re e shi përrmbi
Por se lagin që se lagin
Kujtimin për Ty.

Notojnë mendimet si vala
Shikimi me tretet n’gjithësi
Vala m’hedhë kripë mbi qepalla
Por se djegë kujtimin për Ty.

Dhe prap det kam përpara
Dhe prap qiell kam përrmbi
Por se shuajnë që se shuajnë
Mallin Gala për Ty.

Durrës 10.12.2008

Shpërndaje në