Daut Emini-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka bërë thirrje Belgjikës për shtetësinë e britanikëve dhe i ka kërkuar kryeministrit, Charles Michel, “të tregojë zemërgjerësi kur është puna për sigurimin e shtetësisë belge”, për stafin britanik në BE.

 

Pse kjo thirrje është raciste?!

Për arsye politike dhe ekonomike shqiptarët gjatë shekujsh kane qenë të detyruar ta lëshojnë vendlindjen, të shkojnë në vendet e BE-së, Amerikë dhe gjithandej, ku kanë kryer punët më të vështira atje, pra dhe ne vendet e BE-së. Fakt ky që nuk është se Jean-Claude Juncker dhe krerët tjerë të BE-së nuk e kanë ditur, por kurrë nga ato, qoftë edhe nga një zyrtarë më i vogël i BE-së, nuk u bë thirrje një vendi të BE-së të “tregohet zemërgjërë” ndaj shqiptarëve.

Belgjika, ashtu si shumë vende tjera të BE-së, kur e ka sjellë ligjin për shtetësi nuk ka mundur të bëjë legal racizmin edhe me ligj duke i ndarë ato që kërkojnë nënshtetësi në qytetar dhe skllevër dhe në këtë mënyrë qytetarët britanik të kishin të drejta ndryshe nga shqiptarët. Problemi i nënshtetësisë në vendet e BE-së ekziston me dekada.

Ndërsa Junker vjen nga Luksemburgu, një vend i vogël i BE-së, që s’ka interes të kushtëzon qytetarët që kërkojnë nënshtetësi të Luksemburgut për të hequr dorë nga nënshtetësia amë, nga nënshtetësia e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre, duhet ta dijë se shumica e vendeve të BE-së e kanë kusht fillestar që me rastin e marrjes së nënshtetësisë nga vendi ku jetojnë dhe punojnë duhet të heqin dorë nga nënshtetësia e vendit amë.

Ndonëse Jean-Claude Juncker këtë fakt e ka të njohur para se të merr timonin e BE-së, Ai, me apo pa vetëdije, kurrë nuk bëri thirrje që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të barabartë në vendet ku ato jetojnë dhe punojnë, ndërsa nga shumë vende të BE-së janë trajtuar si skllevër.

Kur jemi te nënshtetësia, shiptarët që kërkojnë të marrin edhe nënshtetësinë e vendit ku punojnë dhe jetojnë, pa hequr dorë nga nënshtetësia e vendit amë, kjo nuk u lejohet, dhe për këtë Jean-Claude Juncker nuk e ngriti zërin kurrë.

Në dijeninë e Jean-Claude Juncker dhe të krerëve tjerë të BE-së, ku fjala demokraci dhe liritë dhe të drejtat e njeriut janë alfa dhe omega në cdo dokument të saj, sot qindra-mijë shqiptarë, që punojnë në vendet e BE-së, janë të detyruar të shkojnë si mysafir në vendet e tyre amë, në vendet ku i kanë varret e gjyshërve dhe strëgjyshërve të tyre, dhe kjo vetëm pse në shumë vende të BE-së, kryetar i së cilës është Jean-Claude Juncker, nuk lejojnë dy-shtetësinë!

Këtë edhe nuk do e quaja racizëm sikur Jean-Claude Juncker nuk do bënte thirrje Qeverisë së Belgjikës të ketë trajtim ndryshe për britanikët, nga ajo që ka ndaj shqiptarëve, ose thirrja të ishte për trajtim të njejte ndaj qytetarëve të huaj, dhe kështu të paktën të gjithë do ishin të barabartë përpara ligjeve Belge! Por thirrja e Jean-Claude Juncker le të kuptohe se ai britanikët i trajton si qytetarë, ndërsa shqiptarët, që vijnë nga Balkani, si skllevër! Prandaj mendoj se thirrja Jean-Claude Juncker ndaj Qeverisë Belge, të trajton vetem shtetësinë e britanikëve dhe jo edhe të shqiptarëve, është racizëm i pastër!

 

Shpërndaje në


18 November 2019

Aforizma

  • 1
  • 2

Kulturë

  • 1
  • 2