Daut Emini– Fitohet përshtypje se të huajtë janë më kureshtar të mësojnë sa më parë përgjigjen e saktë në pyetjen: Pse shqiptarët nuk e kanë vendin e merituar në botën e qytetëruar?!

Jo se shqiptarët s’janë të interesuar të kuptojnë përgjigje në këtë pyetje, sepse nuk është populli shqiptar ai që mund të jep një përgjigje të saktë në këtë pyetje, por janë institucionet e Shtetit që krijohen nga populli, ku për fat të mirë, tani me dy shtete shqiptare, janë dyfishuar edhe mundësitë për një përgjigje të saktë në këtë pyetje aq të rendësishme për të marrë vendin e merituar shqiptarët! Një përgjigje shkencore në këtë pyetje shërben për të ndërtuar të ardhmen e shqiptarëve mbi themele shkencërisht të testuara dhe të verifikuara edhe nga institucione relevante ndërkombëtare. Por, për fat të keq, intitucionet shqiptare, arsimoro-shkencore, ende nuk e kanë vendosur në rend të ditës pikën e studimit shkencor në kërkim të një përgjigje të sakt në pyetjen e lartëshënuar, të shumëpritur nga populli shqiptar por edhe nga të huajtë.

S’ka dilemë se çdo shqiptar i thjeshtë është i interesuar të dëgjon përgjigjen në këtë pyetje, aq më parë tani kur lexojnë shtypin perëndimore dhe nëpër rrjete sociale komente, opinione nga më të ndryshme për shqiptarët! Dhe, pikërisht kjo i ka bërë më tepër kureshtar ta njohin dhe të kuptojnë për gjenezën e tyre.

Arsya për të cilin edhe e fillova këtë analzë është të nxiten ekpertë përkatës, profesorë univeristar, akademikë, punëtorë dhe institucione shkencore, si dhe dy qeveritë shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, të krijojnë kushte të nevojshme dhe të domosdoshme për të filluar sa më parë studimi-shkencor, nga i cili do të dalin përgjigje të sakta jo vetëm në pyetjen e mësipërme!

Në shtypin ndërkombëtar ka shumë gazetar, shkrimtar, historian, shkencëtar, por edhe intelektual të huaj, kureshtar të kuptojnë një përgjigje të saktë shkencore në pyetjen se pse shqiptarët nuk e kanë vendin e merituar në botën e qytetëruar?!

Ndërsa ajo që e bënë më interesante kureshtjen e të huajve për shqiptarët është fakti se si njohës të mirë të shqiptarëve nga njëra anë, por edhe njohës të paraardhësve të tyre (pellazgo-iliriët), nga ana tjetër u rezulton një humnerë shumë e thellë mes tyre, dhe me të drejtë, pyesin: A janë këto shqiptarë pasardhës të pellazgo-ilirëve që drejtuan Perandorinë Bizantine, Romake, Osmane, Vatikanin…?! Ndërsa, pas përgjigjes pozitive në këtë pyetje, u shtohet kureshtja dhe me shumë të kuptojnë përgjigjen në pjesën tjetër të pyetjes, pse atëher shqiptarët janë në këtë gjendje?!

Këto pyetje janë të arsyeshme sepse shqiptarët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë për të tjerët, ndërsa pak apo aspak për vete. Ajo që shqiptarët dhe paraardhësit e tyre, ilirët dhe pellazgët, i bënë unik dhe të veçantë, dhe i dallon nga popujt tjerë, është kontributi i tyre për të tjerët, ndërsa jo edhe për vete!

Le të japim disa burime ku shihet kontributi i madh i pellazgo-ilirëve dhe shqiptarëve, si pasardhës të tyre, për njerëzimin, dhe që i bënë të jenë qenje unike dhe e veçantë njerëzore:

– Në Vatikan janë të verifikuar katër papë dhe shumë kardinal me prejardhje shqiptare (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=54169).

– Perandoria Romake nga 85 perandor, sa ka pasur gjithësejt, 25 kanë qenë me prejardhje ilire. Numri i perandorëve shqiptar ka qenë më i madh edhe se perandorët me prejardhje italjane (http://www.balkanweb.com/…/nga-85-perandore-romake-25-ishin…).

– Perandoria Bizantina (330-1453) ka pasur dhjetra perandor me prejardhje shqiptare. (http://www.telegrafi.com/perandoret-ilire-te-bizantit).

– Perandoria Osmane, gjatë ekzistimit të saj, ka pasur 39 kryeministra me prejardhje shqiptare (http://www.telegrafi.com/39-kryeministrat-shqiptare-ne-perandorine-osmane).

– Njihet identiteti i 11 kryeministrave të Greqisë me prejardhje shqiptare (http://www.telegrafi.com/kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare).

– Themelues i Egjyptit modern është një shqiptar, mbretëria e të cilit e drejtoi 150 vjet (http://floripress.blogspot.mk/2015/12/prof-dr-beqir-ismaili-mehmet-muhamed.html).

– Ka dokumente që tregojnë se Presidenti historik i SHBA-së, Georg Washingtoni, është me prejardhje shqiptare (http://www.gazetatema.net/web/2011/04/01/george-washingtoni-me-prejardhje-shqiptare).

– Ka zëra që edhe udhëheqësin e madh të Francës, Napoleon Bonaparta, është me prejardhje shqiptare (arbëreshe) (http://www.telegrafi.com/cfare-ka-te-perbashket-napoleon-bonaparte-me-shqiptarin-mehmed-ali-pasha).

– Nobelistja Nëna Terezë që është para shejtërimit nga Papa në Vatikan, është shqiptare e lindur në Shkup.

– Nobelisti Ferid Murati është shqiptar nga rrethina e Gostivarit.

Janë vetëm disa nga dëshmitë e shumta që popullin shqiptar e vendosin në krye të listës së popujve që e drejtuan njerëzimin. Prandaj studimi shkencor do të jep përgjigje jo vetëm në pyetjen që filloi kjo analizë, sepse, gjatë punës kërkimoro-shkencore do të dalin dhe shumë pyetje që do të kërkojnë poashtu përgjigje shkencore. Vlera e studimit shkencor do të jetë e rëndësisë së veçantë, sepse, përveç se bota do të merr përgjigje shkencore për gjenezën e shqiptarëve, do të hapen edhe shumë drejtime studimi gjatë punës kërkimore shkencore. Dhe, padyshim fillimi i studimit do të jetë një ditë e shënuar me fund të pacaktuar, sepse puna shkencore, nga shkencëtar shqiptar dhe të huaj, do të zgjërohet sipas progresionit gjeometrik.
Studim kërkimoro-shkencor për prejardhjen gjenetike të shqiptarëve ka nevojë sa më parë të merr dritë jeshile nga dy shtetet shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, për të hapur mundësi të pafund studimi, në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, për prejardhjen pellazgo-ilire të shqiptarëve. Në këtë mënyrë, shqiptarët dhe të huajtë, do të kenë një kronologji shkencore të lëvizjes gjenetike të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre.

Pikërisht ajo që u mungon sot shqiptarëve në bisedë mes vete dhe me të huajtë është gjuha shkencore. Shqiptarët mes vete dhe me të huaj bisedojnë në një gjuhë të cilën nuk e njohin as vet, e kanë të vështirë të tregojnë bazën shkencore, në mënyrë që, në fund të bisedës, ti thonë bashkëbiseduesit “unë mund t’ua tregoj vetëm koordinatat e burimit, për këtë hyrje që bëra për gjenezën e shqiptarëve, ndërsa pastaj u takon juve nëse dëshironi apo jo të lexoni dhe të mësoni më shumë për shqiptarët, ilirët, pelazgët! Të mësoni për lidhjet mes ilirëve dhe pellazgëve, pellazgëve dhe shqiptarëve, shqiptarëve dhe ilirive,…, Të mësoni për identitetin e papëve me prejardhje shqiptaro-ilire, për emrat e perandorëve të Bizantit me prejardhje pellazgo-ilire, për numrin e perandorëve Romakëve me prejardhje pellazge-iliri! Do të mësoni për krijuesin e Egjyptit modern, me prejardhje shqiptare, do të mësoni emrat për mbi 30 kryeministrave të Perandarisë Osmane, me prejardhje shqiptare, do të kuptoni kush ishte shqiptari që themeloi alfabetin e turqishtes (Sami Frashëri), diplomat, shkrimtar dhe shkencëtar i madh shqiptar!

Dhe ajo që do të jetë e një rëndësie të veçantë do të kutpjnë se shqiptarët ndodhen në maje të listës së popujve që më shumë se çdo popull tjetër i kanë dhënë njerëzimit.
Padyshim se do të ketë shumë nga ato, shqiptar dhe të huaj, që do pyesin se pse atëher shqiptarët që dikur kanë qenë në maje të listës, tani janë në pjesën e fundit të saj?!

Pikërisht kjo është pyetja, nga e cila filloi kjo analizë, dhe, me po atë pyetje, po e mbylli, sepse përgjigjen e pyetjes që parë dhe të fundit duhet ta jep pikërisht studimi i shumëpritur, nga shqiptar dhe të huaj, nga institucionet shkencore të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës!

Shpërndaje në