Rexhep Rifati-Sot nga Tirana na arriti lajmi i dhembshëm e pikëllues: U nda nga jeta në moshën 63- vjeçare, Mjeshtri i Valles Shqiptare, Rexhep Çeliku. Një humbje e madhe kjo jo vetëm për familjen, miqtë e të afërmit, por edhe botën artistike shqiptare e më gjerë. Sepse u nda nga jeta, një viga arti, një njeri që i solli Shqipërisë medalone të arta në disa festivale ndërkombëtare. Ky mjeshtër arti, që me plot të drejtë barti Titullin “Nderi i Kombit”, me Ansamblin kombëtar , përherë na bëri krenar.
Pata rastin që Rexhep Çelikun ta takoj në disa ngjarje kombëtare, si në Festivalin e Gjirokastrës, 50 vjetorin e Ansamblit Kombëtar “Shota”, e së voni me 30 Shtator 2017 edhe në 50 Vjetorin e “Akv Kastriotet” të Ferizajt. Me këtë rast në ceremoninë e organizuar i dhurova librin tim dhe e falënderova me këto fjalë: Miku im, Rexhep Celiku të falënderoj nga zemra që bashkë me Ansamblin Kombëtar je pjesë e kremtimit të 50- Vjetorit të Ansamblit të Kastriotëve të Ferizajt. Prania e Jote është jo vetëm një sihariq, por edhe një dashuri e madhe vëllazërore, që përherë na ofron e bashkon ne shqiptarëve, pavarësisht ku jetojmë.
Ndaj edhe në këtë ndarje të fundit e të dhembshme, jo vetëm një lamtumirë, por edhe një falënderim për gjithë atë që bëre që vallja shqiptare, të gjendet në piedestal të valleve më të bukura të rruzullit tokësor , ty që ishe dhe mbete “Valltari fluturues” e që do të vallëzosh përherë me atë dashuri e sharmë prej një artisti shembullor në kujtesën tonë, si njeri dhe mik shembullor.

Me këtë rast po e ripostoj bisedën e zhvilluar nga kolegu dhe miku im i respektuar Ibrahim Xhemajli, realizuar në jubileun e Kastriotëve të Ferizajt, më 30 Shtator 2017.

Shpërndaje në