Në një intervistë për RTV Ora, gazetarja e njohur e Kosovës Arbana Xharra ,nënvizoi disa herë se Vetevendosja duhet të bëjë lëshime për t’i ofruar postin e presidentit LDK-së dhe të vazhdojnë më tej qeverisjen përndryshe nuk dihet e ardhmja.

Arbana Xharra: Përfaqësuesit ndërkombëtarë po bëjnë presion ndaj LDK-së të arrihet marrëveshja por duhet të kemi parasysh se brenda LDK kemi një grup që nuk do të pranojë të arrijë marrëveshje me propozimet që Kurti ka bërë deri tani.

LDK do të kërkojë postin e presidentit ndërkohë Kurti tregoi se kush do të jetë në krye të Kuvendit. Varet nëse do të lëshojë pe Vetevendosja përndryshe LDK nuk besoj se do të arrijë marrëveshje pa postin e presidentit, pasi tashmë emrat për postat e ministrave i dha Kurti kur doli dhe me një kolazh fotografish të tyre.

Nuk shprehet optimiste per arritjen e nje marreveshjeje mes LDK-se e Vetevendosjes ne takimin qe do te mbahet sot.

“Duhet të kemi parasysh se edhe brenda Vetevendosjes ka pakënaqësi për këta emra. Sidoqoftë përpara edhe bashkësisë së  ndërkombëtarëve Kurti tha se jam i gatshëm e topi kaloi në anën e LDK-së do shohim sot pas këtij takimi cfarë do të arrihet. Nuk jam shumë optimiste duke marrë parasysh kërkesat e LDK-së dhe ato cfarë po propozon hapur dhe Kurti.

LDK nuk do të pranojë të mos ketë asnjë post të rëndësishëm.

Ndërkombëtarët insistojnë të mos ketë zgjedhje dhe të arrihet një marrëveshje por me këto bisedime do të bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë. Të shohim çfarë do të dalë nga takimi I sotëm, por dhe me përfshirjen e presidentit Thaci, i cili dha afat 48 orë është vështirësuar procesi.  Votuesit kërkuan ndryshim dhe kjo po arrihet nëse nuk do të arrihet do të ketë demoralizim të votuesve.

Edhe Kurti duhet të ulet dhe të marrë parasysh se dhe LDK duhet të jetë e kënaqur nga kjo marrëveshje. Edhe Kurti duhet të dijë që nuk është zhbllokim I këtij procesi nëse vetëm del me këto 5 propozime e nuk jep një opsion të favorshëm LDK-së që të dyja të bashkëqeverisin dhe të mos zgjasin negociatat.”  

Xharra kërkon të tërheqë vëmendjen

“Gjithmonë e më pak jemi në axhendën ndërkombëtare. Ne duhet të ecim sa më shpejt tutje se po humbet durimi.Po shohim edhe iniciativat e Beogradit, iniciativat e Rusisë, përpjekjet për shtrirjen e ndikimit Rus në rajon, të Turqisë në rajon. Në rrafshin gjeopolitik jemi duke u dëmtuar si Kosova ashtu edhe Shqipëria. Vetëvendosja duhet ti ofrojë postin e presidentit dhe të vazhdojë tutje përndryshe do të shkohet në zgjedhje dhe nuk e dimë çfarë do të dalë” 

Shpërndaje në


24 February 2020

Facebook

Facebook Pagelike Widget