VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës dorëzon në Kuvend iniciativën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partia e Mickoskit këmbëngul në kërkesat e të dielës, të vendosura nga organet më të larta të partisë.

Kërkojmë që Zoran Zaevi të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Qeverisë dhe për një kohë sa më të shpejtë të formohet Qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve për deputetë me qëllim që të respektohen afatet për qeveri 100-ditëshe. Nuk ka kohë për të humbur. Ne do të presim përgjigje për këtë kërkesë dhe më vonë do të vendosim dhe do t’i ndërmarrim hapat e radhës- deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Shumica parlamnetare nuk do ta votojë iniciativën e VMRO-DPMNE-së por thonë se kjo nuk nënkupton përjashtim të mundësisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Të forta janë argumentet edhe “për” edhe “kundër” zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Si parti e përgjegjshme e cila ka ndërtuar kapacitete të larta demorkatike, vlen t’i shqyrtojmë të gjithë argumentet dhe të debatohet. Në fund vetëm mund të them se LSDM-ja do të sjellë vendim duke u drejtuar kryekëput nga interesat e shtetit dhe interesat e qytetarëve të vendit- pohoi Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka afat treditor për të shqyrtuar nismën e VMRO-së dhe për ta shpërndarë atë tek deputetët. Por, akoma nuk dihet se kur nisma do të gjendet në seancë plenare.

Shpërndaje në