Qeveria publikon listën e kompanive që nuk i kanë paguar pagat
Qeveria ka publikuar listën e 245 kompanive që morën ndihmë shtetërore për pagat e nëntorit, por që nuk iu paguan pagat gati 800 punonjësve. Dyqanet, kompanitë e ndërtimit, fabrikat e tekstilit dhe hotelet janë disa nga kompanitë në këtë listë. Punëdhënësit kanë një afat prej shtatë ditësh të dhënë nga DAP, për pagimin e rrogave, pas së cilit do të pasojë pagesë e detyruar, nga ata të cilët, pavarësisht afatit nuk do të lëshojnë pagën. Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë do të kërkojë gjithashtu përgjegjësi penale për këta punëdhënës të cilët kanë mbajtur për vete ndihmën shtetërore duke ngritur akuza në Prokurorinë Themelore Publike.
Lajme të ngjajshme:
ASh-AAA : Pa zgjidhje të përhershme të shtetësisë, masat anti-krizë do të bllokohen
Nënshkruhet Marrëveshja për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë
Ja kush do të jetë kandidati i BDI-së për president!
Ndahet nga jeta edhe një veterane e arsimit të Tearcës, Musherefe Sadullai
Zgjedhjet në Bullgari: asnjë parti nuk përkrah eurointegrimin e Maqedonis së Veriut