Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka njoftuar se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Ai e mbështeti qëndrimin e tij duke dhënë argumentin se kjo marrëveshje është e dëmshme për vendin maqedonas dhe historinë e saj 73-vjeçare.

“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.

Presidenti Ivanov vijoi të thoshte se procesi i negociatave ka qenë jo-transparent, ndërsa sa i takon rolit të Qeverisë, ai u shpreh se nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët e tjerë në vend.

Në përfundim të konferencës për shtyp, ai iu drejtua popullit maqedonas duke i thënë që të mos frikësohen, pasi ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypjeje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij.

Shpërndaje në


18 November 2019

Aforizma

  • 1
  • 2

Kulturë

  • 1
  • 2