Më në fund, pas 27 viteve do të përmbyllet një kapitull me shumë negociata, me shumë palë të përfshira dhe me shumë deklarata të dhëna se ”pritet zgjidhje”. Shumë shpresë dhe shumë pritje për ditën e sotme.

Marrëveshja historikë është nënshkruar në Nivici të Greqisë kurse pas këtij akti, Maqedonia më do të quhet MAQEDONIA E VERIUT/ Северна Македонија / North Macedonia, njofton Telegrafi.

Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias nënshkruanë këtë marrëveshje historike, që do të jetë edhe për partneritet strategjik për të ardhmen. Matthew Nimetz është në mes të dyve, si ka qenë në 27 vitet e negociatave në mes dy vendeve.
Delegacioni i Maqedonisë përbëhet nga zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska Jankovska, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Delegacioni i Greqisë përbëhet nga homologët e delegacionit të Maqedonisë.
Në nëshkrimin e marrëveshjes dëshmi janë përfaqësues të BE-së, OKB-së dhe Komisionit Evropian.

 

Shpërndaje në


16 September 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget