Ndryshimet kushtetuese, Koxias: Maqedonia e re e mirëpritur në jetën tonë
Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias ka shkruar në Tuiter me rastin e votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
“Kam biseduar me Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin, duke kujtuar vështirësitë, lidhjen, tensionet, besimin e ndërsjellë dhe shpresat që kemi pasur gjatë punës për Marrëveshjen. Ne ëndërruam për të ardhmen e përbashkët të dy popujve tanë. Maqedonia e re e mirëpritur në jetën tonë, historia duhet të jetë një shkollë, jo një burg”, shkruan Koxias.
Lajme të ngjajshme:
Shkollat në Maqedoninë e Veriut pa kushte për fëmijët me aftësi të kufizuara
Sela: Talat Xhaferi dhe BDI realizuan skenarin për shpëtimin e deputetit të VMRO-DPMNE, Veljanovski
Nënshkruhet Marrëveshja për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë
Marrëveshja për emrin do të nënshkruhet këtë fundjavë në Prespë