85 persona të infektuar me koronavirus në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend.
Kështu numri zyrtar i personave të infektuar me virusin COVID-19 ka shkuar në 85.
Raste me koronavirus deri më tani ka në qytetet e Shkupit, Dibrës, Shtipit, Kavadarit, Gostivarit dhe Ohrit.
“Pacienti i vetëm që i është vënë aparat për frymëmarrjen është në fazë kritike. Tek tre pacientë të tjerë virusi është zhvilluar në formën e pneumonisë së rëndë, por që për momentin janë në gjendje të stabilizuar. Pacientët tjerë kanë pasqyrë më të lehtë klinike. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Lajme të ngjajshme:
Raport të pakushtëzuar për Maqedoninë e Veriut
Nepotizëm kulminant i Rektorit të Universitetit të Tetovës,largon studentët e ekselencës dhe fut në ...
Marrëveshja për emrin do të nënshkruhet këtë fundjavë në Prespë
SKANDAL-Biznesmeni nga Gostivari : Kërkuan 700 mijë euro “para për kafe” , për të lejuar investimin ...