Krijuesja e Harry Potter, JK Rowling do të publikojë këtë verë një tjetër novelë të zhanrit krim, që do të jetë e dyta nën pseudonimin Robert Galbraith. Sipas BBC, libri do të publikohet më 19 qershor me titullin “The Silkworm” (Krimbi i Mëndafshit), në qendër të të cilit do të jetë sërish detektivi Cormoran Strike, i prezantuar në librin e vitit 2013 “The Cuckoo’s Calling” (Klithma e Qyqes). Pseudonimi i autores u zbulua vitin e kaluar, pasi informacioni u nxor nga një pjesëtar  i ekipit të saj ligjor.

Novela e re e sheh detektivin Strike në hetimin e vrasjes së një shkrimtari, dorëshkrimi i fundit i të cilit do të shkatërrojë shumë jetë nëse del në dritë. Është njoftuar gjithashtu se Rowling do të diskutojë për karrierën e saj si shkrimtare e gjinisë policore në festivalin e letërsisë që do të mbahet në North Jorkshajir. Kur foli vitin e kaluar për romanin e parë me detektivin Strike, Rowling tha se Robert do të vazhdojë të shkruajë, por nuk do të shfaqet personalisht në publik.

Shpërndaje në


21 September 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget