Pas përfundimit të takimit të përbashkët të kryeministrit Zoran Zaev dhe Sekretari të Përgjithshëm Jens Stoltenberg dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se, Qeveria po punon në tejkalimin e problemit me Greqinë, që sa më shpejtë vendi të anëtarësohet në NATO dhe BE.

“Shprehin kënaqësi për freskimin e interesit të NATO-s për Ballkanin. Pa rezerva, këtë vizitë të vendit tonë e vlerësoj si kyçe, se vitit 2018, do të jetë vit historik, për rajonin dhe NATO-n dhe BE-në. Është koha që ta mbarojmë procesin e integrimeve, të gjitha vendet e Ballkanit. Ne jemi të përgatitur që  ta realizojmë atë qëllim. Aktivisht po punojmë në tejkalimin e problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë. Gjatë takimeve me sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg theksova mbështetjen për arritjen e standardeve dhe kritereve për anëtarësim në NATO. Të njëjtat u bënë udhërrëfyes, që janë edhe një pjesë e madhe e proceseve reformuese, siç janë, implementimi i reformave për sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe reformave ekonomike. Ato janë themelet për paqe dhe stabilitet në vend, vlerë që Maqedonia e ka vendosur si imperativ që të jetë faktor për siguri afatgjate në rajonin tonë. Maqedonia me ndihmën e partnerëve strategjik – anëtare të NATO-s, krijoi kushte që anëtarësimi në Aleancë të mos vihet në pikëpyetje, megjithatë, në vitin 2008 ngeli përpara dyerve të NATO-s për shkak të problemit që e ka Greqia me emrin tonë kushtetues, edhe pse të gjithë janë pajtuar se ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Megjithatë, Maqedonia, qytetarët e saj, bashkë me komunitetet demokratike politike, e tejkaluan krizën dhe e kanë rikthyer shpresën”, tha Zaev .

Ai më tej shtoi se qytetarët e Maqedonisë duan që vendi të anëtarësohet në NATO, ndërkaq Qeveria po punon që të krijojë konsensus me të gjithë faktorët politik në vend.

“Qytetarët janë të ndarë për demokraci të fuqishme, për respektim të të drejtave të njeriut, për punësime, ekonomi etj. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë duan anëtarësim në BE dhe NATO. Në emër të qytetarëve të vendit tonë e sigurova Stoltenbergun që Maqedonia gjithmonë do të jep kontribut pozitiv për të gjitha iniciativat që të sjellin bashkëpunim më të mirë dhe më të gjerë në rajon. Qeveria krijon kushte për krijimin e konsensusit nacional me të gjithë subjektet politike kyçe, me presidentin e shtetit dhe opozitën, për mbarimin e integrimit tonë në NATO”, tha Zaev.

Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se mënyra e vetme që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, duhet që patjetër të ndryshojë emrin kushtetues.

“Vetëm ashtu mundet që Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim në Aleancë. Mënyra e vetme është që ta zgjidhni problemin me Greqinë për emrin tuaj kushtetues. Këtë qartë e kemi thënë në vitin 2008, kur kam marrë pjesë në Samitin e Bukureshtit si Republika e Maqedonisëkryeministër, këtë e themi gjithmonë, por edhe tani. NATO është e gatshme që të dërgojë ftesë, menjëherë pasi që të gjeni emër i cili është i pranueshëm nga të dyja palët me Greqinë. Nuk ka plan B për këtë punë”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të jeni ambicioz, dhe ajo e “inkurajon”, por patjetër duhet të shihen realisht gjërat.

“Ju patjetër të shihni se NAT) dhe Aleanca vendimet i merr me konsensus. Nëse besoni se mund të bëheni anëtare në NATO pa e zgjidhur problemin për emrin me Greqinë atëherë ju ushqeni shpresa të rrejshme”, tha Stoltenberg.

Shpërndaje në


20 October 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget