Philippe Coutinho është prezantuar si lojtarë i Barcelonës, por ajo që ra në sy është se lojtari ende nuk e ka zgjedhur numrin në fanellë.

Coutinho është në pritje për ta marr numrin e ri.

Gjasat më të mëdha janë që braziliani të zgjedh fanellën me numrin 14, që e mban një lojtar që kishte ardhur pikërisht nga Liverpooli.

Javier Mascherano e mban këtë numër, por prite të largohet nga Spanja për të vazhduar karrierën e tij në Kinë.

Coutinho gjatë prezantimit te Barcelona (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kjo fanellë është legjendare  pasi me të ka bërë emër njëri nga yjet më të mëdha të futbollit te Barcelona, Johan Cruyff.

Mundësi është edhe numri 7 që mbahet nga Arda Turan që po ashtu është duke kërkuar skuadër të re.

Shpërndaje në


0 comments

You must be logged in to post a comment.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.