Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është pritur nga Ministri i Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Pacolli në EBA, merr mbështetjen për njohje dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare

Në kuadër të këtij takimi, të dy kryediplomatët e shteteve respektive diskutuan mbi çështjet, që prekin interesin e të dyja vendeve, bën të ditur një njoftim nga MPJ.

“Gjatë takimit, Ministri i Jashtëm, Pacolli fillimisht e ka falënderuar Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullahun, për përkrahjen e vazhdueshme, që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë dhe po e bëjnë për Kosovën, jo vetëm në njohje, por edhe duke e përkrahur fuqishëm anëtarësimin e saj në Organizatat Ndërkombëtar”, thekson njoftimi.

Në funksion të kësaj, është diskutuar edhe sinkronizmi i punëve të përbashkwta për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku samiti i radhës i kësaj Organizate do të mbahet në Abu Dhabi.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i EBA-s, ka premtuar shtimin e angazhimit të tij edhe personal në çështjet, që ndërlidhen me forcimin e subjektivitetit dhe integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtarë të Kosovës.

Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në EBA, ka qenë një temë tjetër diskutimi në aspektin politik dy-palësh, dhe është rënë dakord, që Ministria e Jashtme e Kosovës t’i fillojë procedurat e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi që nga java e ardhshme.

Në lidhje me çështjet e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, Pacolli, përmes homologut të tij, i ka bërë thirrje investitorëve potencial nga EBA për të investuar në Kosovë, gjë e cila është mirëpritur dhe vlerësuar nga bashkëbiseduesi.

 

Shpërndaje në


0 comments

You must be logged in to post a comment.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

21 September 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget