Shuma të mëdha të hollash janë paguar nga kasa kuvendore për shpenzimet rrugore të deputetëve në Maqedoni, tregon hulumtimi më i ri i rrjetit të gazetarë hulumtuese SKUP. Pas paralajmërimit se deputetët e vendit kanë kërkuar më së shumti të holla në krahasim me kolegët e tyre të rajonit, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në vitin 2017 kanë shpenzuar më së shumti të holla për benzinë, pagesa rrugore, dhe shpenzime të tjera për udhëtime. Edhe pse dy nga gjashtë të muajt e parë të vitit kuvendi nuk punonte, llogaritë për udhëtimet zyrtare të deputetëve arrijnë shumën prej 4 mijë eurove për një sosh. Dhe atë në një vend ku largësia nga kryeqyteti, mesatarisht nuk është më shumë se 200 km distancë.

“Alija Kamberovski për 4 muaj ka kërkuar 4 mijë euro, Sasho Pockov, Liljana Zaturovska, Mira Stojcevska dhe Akim Shakiri për shpenzime rrugore nga shteti kanë marrë rreth 4 mijë euro, ndërsa për të njëjtën periudhë, nga marsi deri në korrik të vitit 2017, deputetët Aleksandar Kiracovski, Sasho Vasliveski, Tomislav Tuntev, Vasko Kovacevski dhe Liljana Kuzmanovska për shpenzime rrugore kanë marrë mbi 3800 euro.”

10 deputetët që kryesojnë sipas shpenzimeve rrugore për vitin 2017 janë:

Alija Kamberovski – 4.280 Euro
Sasho Pockov – 3.975 Euro
Liljana Zaturovska – 3.932 Euro
Mira Stojçevska – 3.924 Euro
Agim Shakiri – 3.911 Euro
Aleksandar Kiracovski – 3.844 Euro
Sasho Vasilevski – 3.843 Euro
Tomislav Tuntev – 3.843 Euro
Vasko Kovaçevski – 3.829 Euro
Liljana Kuzmanovska – 3829 Euro

Goran Lefkov, autor i hulumtimit të SKUP thotë se nga Arkivi i Kuvendit kanë kërkuar koment në lidhje me shpenzimet, jo vetëm për 10 personat e përmendur, por edhe për të tjerët të cilët kanë marrë mjete për shpenzime rrugore, me shuma të larta. Ai rekomandon, që të mos shpenzohen pa nevojë të hollat e qytetarëve.

“Një nga mënyrat për akomodimin e deputetëve është marrja me qira e banesave ku do të qëndrojnë ata. Në disa shtete ka vendim për sigurimin e transportit, kështu që kuvendi i siguron automjete, vetura, furgone dhe vozitës të cilët do ti transportojnë deputetët në ditë të caktuara. Kuvendi mund të lidhë marrëveshje me taksi kompani për transportin e pasagjerëve, dhe kjo do të kushtojë shumë më pak”, tha Goran Lefkov, gazetar hulumtues.

Të dhënat e publikuara nga ana e rrjetit hulumtues SKUP, tregojnë se nga viti 2010 deri në vitin 2016, 120-të deputetët kanë harxhuar rreth 5 milionë euro nga buxheti i shtetit për shpenzime për udhëtim. Për 6 vjet, mesatarisht, secili deputet ka kërkuar nga 40 mijë euro për udhëtime.

Në krahasim me rajonin, deputetët e Maqedonisë kanë kaluar më shumë kilometra, edhe pse vendet fqinje janë më të mëdha sipas sipërfaqes së tyre. Në Slloveni për 6 vjet, secili deputet ka shpenzuar nga 36 mijë euro, në Bullgari, e cila është katër herë më e madhe në sipërfaqe nga Maqedonia, deputetët kanë shpenzuar dyfishtë më pak nga kolegët e tyre të Maqedonisë, ndërsa në Kroaci, vend i cili është dyfishtë më i madh për nga territori, deputetët kanë shpenzuar nga 14 mijë euro. Më pak kanë shpenzuar deputetët e Kosovës, nga 6 mijë euro për 6 vjet, apo mesatarisht, vetëm nga 1000 euro në vit.

Shpërndaje në


0 comments

You must be logged in to post a comment.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.