Ekziston një dritare për një zgjidhje nëse ka me të vërtetë një synim të sinqertë nga fqinjët, tha kryeministri grek Alexis Cipras në fjalimin e tij drejtuar para ministrvet në sesionin e sotëm të qeverisë greke. Ai shtoi se në ditët në vijim do të bëhet e realizueshme që të bëhen hapa thelbësorë në këtë drejtim, njofton Almakos.

Kryeministri grek vuri në dukje se në vitin 2018, pa dyshim, do të jetë një vit sfidues, por edhe mundësi e rëndësishme që nuk duhet humbur, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikën e jashtme, dhe si shembull përmendi çështjen e emrit.

“Kemi një dritare për zgjidhje, nëse tregohet se ndryshimi i qëndrimit të fqinjëve tanë është i sinqertë. Një zgjidhje që, nëse arrihet, do të jetë në interes të paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan, por edhe në favor të një dinamike të re për vendin tonë në rajon e më gjerë. Në ditët e ardhshme, do të bëhet sa më e mundur që të bëhet hapa thelbësorë në këtë drejtim’, tha Tsipras.

Shpërndaje në