Kurti i reagon ashpër Vuçiqit, pasi tha se Masakra e Reçakut ishte trillim
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Ky i fundit dje tha se Masakra e Reçakut është një trillim i sajuar nga Uilliam Uoker.
Kurti përmes postimi të tij tha se masakrat, gjenocidi dhe varret masive janë e vërtet e Serbisë.
“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron një të ardhme paqësore pa pranuar krime të së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë. Është koha që Vuçiq të fillojë të merret me të.”, ka shkruar ai.
Lajme të ngjajshme:
Thaçi: Do ta marrim Preshevën por se japim Mitrovicën
Limaj: Delegacioni shtetëror e ka përkrahjen e ambasadorëve të QUINT-it
Visar Ymeri: Në VV nuk ka shpresë, aty nuk punohet për interesa të Lëvizjes
Abdixhiku: Me refuzimin e vizës për Kryeministrin, ka nisur izolimi i Kosovës
Kuvendi rrëzoi qeverinë e tij, reagon Kurti: Ishte porosia e ambasadorit Grenell