Pse po flasim për flokët e Trump-it dhe njëherë? Epo, ngaqë duken ashtu si duken, njerëzit duan të dinë si e arrin Trump pamjen e tij tipike dhe kjo është zbuluar më në fund.

Dhe ku kështu? Në librin e publikuar dje, “Fire and Fury: Inside Trump’s White House” të Michael Wolff.

Kur autori vinte vërdallë shtëpisë së bardhë, e bija, Ivanka e tallte vazhdimisht tek të tjerët të atin për flokët. Dhe kështu e mori vesh Wolff, rrjedhimisht dhe ne.

Po hë, si e arrin Trump pamjen e tij tipike? Si fillim, kini parasysh që Trump është komplet qeros në çaçkë. Së dyti, kini parasysh që Trump i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike.

Trump?! Ndërhyrje estetike?! Nuk është ashtu si mendoni. Kirurgët i kanë prerë pjesën e skalpit ku s’kishte flokë dhe pjesën që kishte flokë, e kanë tërhequr dhe shtriqur që të mbulojë gjithë kokën.

Kushton shumë, zë kore gjithandej dhe nuk funksionon gjithmonë. Dhe kjo s’është e gjitha. Sipas librit, Trump i merr flokët nga balli, nga anët dhe i kreh për lart që t’i mbulojnë çaçkën. Për t’i mbajtur në vend, presidenti përdor sasi të bollshme llaku.

Shpërndaje në


0 comments

You must be logged in to post a comment.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

13 December 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget