Më 28 janar të këtij viti, aeroplani me të cilën po udhëtonte piloti brazilian, Antonio Sena u rrëzua në Amazonë dhe ai 36 ditë i ka kaluar në atë rajon.

Kur është gjetur, Antonio paraqitej në kushte të rënduara shëndetësore dhe kishte humbur plot 25 kilogramë.

Sipas mediave lokale, aeroplani i drejtuar nga Sena u rrëzua në pjesën veriore të liqenit të Amazonës.

Për 36 ditë ai është ushqyer vetëm bukë, vezë shpendësh e barishte. Piloti është gjetur nga një grup barinjsh, të cilët evidentuan zjarrin që kishte ndezur burri.

Një televizion brazilian ka filmuar e transmetuar të gjithë momentin, kur piloti i shpallur i humbur është ribashkuar me familjen.

“E vetmja gjë që më ka mbajtur në jetë ka qenë dashuria e madhe për familjen dhe dëshira t’i shoh prindërit, motrën dhe vëllanë”, ka thënë piloti që i mbijetoi aksidentit ajror dy ditë para se ta festonte ditëlindjen e 36-të.

Shpërndaje në