FBI ka rihapur një hetim në lidhje me arratisjen e tre të burgosurve nga burgu i Alkatrazit në vitin 1962, pas kësaj ata kanë marrë një letër nga një njeri i panjohur.

Vëllezërit John Anglin, Clarence Anglin dhe Frank Morris përmes një tuneli të burgut të Alkatrazit ata kishin arritur të arratisen 56 vite më parë, më pas i janë drejtuar ujërave të zeza të gjirit të San Franciskos dhe nuk janë gjetur asnjëherë, duke besuar se ata janë mbytur.

Por një letër e shkruar me dorë, i është dërguar autoriteteve të FBI-së në vitin 2013, ndërsa në publik ka dalur këtë javë, që sygjeron se njëri prej të arratisurve John Anglin mund të jetë ende gjallë.

“Unë quhen John Anglin. Unë jam arratisur nga Alkatrazi në qershor të vitit 1962 me vëllain tim Clarencin dhe Frank Morrisin. Unë tash jam 83-vjeçar dhe në gjendje të keqe. Unë kam kancer. Po ne të gjithë e bëmë atë natë, por me vështirësi!” shkruhet në letër.

Pretendimi i letrës se Anglini ishte 83 vjeç në atë kohë do të ishte i saktë duke qenë se ai lindi në vitin 1930 – duke ushqyer spekulime se arratisjet kanë ndodhur dhe kanë qenë të lirë për gjysmë dekadën e fundit, raporton “Daily Mail”.

FBI thotë se kjo është dëshmia më e fundit që e detyroi agjencinë të rihapte rastin e ftohtë të ikonave. Letra u dërgua në stacionin Richmond të Departamentit të Policisë në San Francisko në vitin 2013.

Më 11 qershor 1962, Morris dhe vëllezërit Anglin – të gjithë grabitës të bankave – bënë arratisjen e tyre dinake

Shpërndaje në