22 vjeçarja, Dua Lipa, po bënë histori në Britaninë e Madhe, ajo është artistja e parë femër e cila brenda 1 viti ka arritur të fitojë 5 nominime në Brit Awards. Ylli i muzikës pop, me origjinë shqiptare, është e nominuar për albumin më të mirë, artistja më e mirë femër, video më e mirë, sigël më i mirë dhe arritja më e madhe. Kjo arritje është e pabesueshme edhe për vet Duan e cila ka reaguar në profilin e saj në Tuiter, e cila ka shkruar “Si mundet të jetë reale”.

Artistja arriti majat e suksesin me këngën “New Rules” të publikuar disa muaj më parë, kënga që ishte edhe hiti i verës 2017 është klikuar 829 mijë herë në Youtube. Tre ditë më parë Dua publikoi edhe këngën e saj më të re “IDGAF” dhe aktualisht numëron më shumë se 14 e gjysmë klikime në youtube.

Pas Duaës në nomomimet për BRIT Awards radhitën edhe emra tjerë të mëdhenj të muzikës britanike dhe jo vetëm, si Ed Sharen, Sam Smith, Paloma Faith, e të tjerë.

Shpërndaje në