Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës, përshëndetet me nderime nga Garda e FSK-së
Vjosa Osmani ka marr sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.
Paraprakisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota. Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh.
Lajme të ngjajshme:
Sulmohet autobusi kosovar në Serbi
Deputeti i VV-së Liburn Aliu që ishte në burg deri në ditën e fundit me Ukshin Hotin
KURTI: GJENOCIDI, VARRET MASIVE DHE MASAKRAT JANË E VËRTETA E SERBISË
Ka ndëruar jetë përfaqësuesi politik i UÇPMB-së z. Jonuz Musliu!
Edhe BE’ja nuk pajtohet me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial