Thaçi: Berisha argat i Millosheviçit. E ka furnizuar me armë kundër Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tregua shumë i ashpër me akuza ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, theksoi Thaçi në emisionin “Open”.
“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”.
Lajme të ngjajshme:
“The Economist”: 18 vite pas luftës Kosova vijon të mbetet vend i zymtë
Vucic në Kosovë:Shqiptarëve ju sjellim mesazhe paqe
Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës, përshëndetet me nderime nga Garda e FS...
Ja emrat e 16 profesorëve plagjiatorë të UP-së
Konfirmohet: Amerika nuk ia dha vizën Kryeministrit Haradinaj