Thaçi: Adem Demaçi ishte babai i pavarësisë së Kosovës
Me rastin e shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varri i Adem Demaçit, raporton Gazeta Blic.
Thaçi në një prononcim për medie, Demaçin e quajti baba të pavarësisë së Kosovës i cili, siç u shpreh ai, gjithë jetën e tij e investoi për të ardhmen e vendit.
“Njeriu i cili i dha kuptim përpjekjeve tona për liri, simbolit të rezistencën kombëtare, babit të pavarësisë së Kosovës, njeriut që gjithë jetën investoi dhe sakrifikoi për të ardhmen euro atlantike për të ardhmen tonë.Prandaj nderime dhe respekt i përjetshëm simbolit dhe babait të pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçit”, tha ai.
Lajme të ngjajshme:
Kosova shënon përparim në shkallën e demokracisë
Çështjet që po e zvarrisin marrëveshjen LVV-LDK
Arrihet marrëveshja Kosovë -Serbi për dokumentet
Thaçi i përgjigjet letrës së Trump: Gati të bëj kompromise me Serbinë!
Kurti: Serbia s’na urren vetëm neve pse jemi shqiptarë, por edhe të tjerët pse s’janë serbë