Serbia u kërkon Kishave Evropiane të pengojnë Kosovën në UNESCO
Ministri për Punë dhe Çështje Sociale i Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, sot në Kuvendin e përgjithshëm të Konferencës së Kishave Evropiane në Novi Sad, kërkoi mbështetje kur është në pyetje vendosmëria e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ai theksoi se “pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore të Kosovës përbëhen nga artet dhe arkitektura kishtare serbe”.
“Shqiptarët e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë nuk kanë treguar vullnet të parandalojnë shkatërrimin e saj”, tha ndër tjerash Gjorgjeviq.
Ai ka theksuar se Serbia kërkon zgjedhje kompromisi në bisedimet me Kosovën, sipas së cilës asnjëra nga palët nuk do të jenë krejtësisht të kënaqura, por të dyja palët do të marrin diçka.
Lajme të ngjajshme:
Kosova do të bëhet me urën më të gjatë në rajon
Polakët investojnë 5 milionë euro për riaktivizimin e minierës së magnezitit
Edhe BE’ja nuk pajtohet me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial
Eliot Engel: Kosova pranon marëveshje nëse përfiton dicka, por e shohin se nuk fitojnë asgjë"