Kosova kërkon të hyjë në INTERPOL
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, dhe zëvendësambasadoren e Austrisë në Kosovë, Eva Elizabeth Michlits, me të cilët ka biseduar për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi diplomatin austriak për përkrahjen që ka dhënë Austria për vendin tonë dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në anëtarësimin në INTERPOL dhe EUROPOL.
Në anën tjetër, ambasadori Pfandler tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.
Lajme të ngjajshme:
Edhe BE’ja nuk pajtohet me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial
Akademija e Shkencave e Serbis-Kosova nuk është e jona
Që nga sot gazetarët në Kosovë do të mbrohen nga avokatët falas
Kuvendi rrëzoi qeverinë e tij, reagon Kurti: Ishte porosia e ambasadorit Grenell
Kurti paraqet programin, figura të Vetëvendosjes mungojnë