Ja lista e re me 10 personat non grata të ShBA’së në Ballkan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur rundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan.
Sipas ueb-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq, Dushko Peroviq dhe Nenad Popoviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiq nga Serbia./REL
Lajme të ngjajshme:
60 TË VDEKUR NGA SULMI I ORGANIZATËS TERRORISTE BOKO HARAM
Sajid Javid,pakistanezi që bëhet sekretar i Brendshëm i Britanisë
Asnjë nga 12 godinat e inxhinierit Mustafa nuk i lëvizi tulla nga tërmeti, gjithçka rreth tyre “u zh...
Meksikë: Lufta e drogës, 31 të vrarë 48 orët e fundit, mes tyre 3 fëmijë
NATO-130 avionë, 140 anije dhe 40 mijë trupa janë gati