“Rrëfimi i fundit i Titos” është libër që rrëzon shumë mite të krijuara ndër shqiptarë mbi Presidentin e mirë të Jugosllavisë, Tito i cili u dha shumë të drejta, shkarkoi shefin famëkeq të UDB-së, Rankoviç dhe aq shumë “u mungoi” pas vitit 1981, kur ata filluan të keqtrajtohen, përdhunohen dhe vriten!

Rrëfimi i fundit i Presidentit të RSFJ-së, Josip  Broz Tito

Tito: Isha kundër Kushtetutës së vitit 1974!

-E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë ishte e keqe, por nuk e kam ditur se marëdhëniet në mes republikave tona kanë rënë aq poshtë – ishte i shokuar Tito në takimin në Karagjorgjevë, më 21 Dhjetor 1979
-Shokë, më duhet të them, se kur është fjala për Kosovën, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë!

Tridhjetë vjetë pas vdekjes së Josip Broz Titos, historiani Vjenceslav Cençiq ka publikuar librin shokues “Titova poslednja ispovest”/lexo shqip: “Rrëfimi i fundit i Titos”/, një llloj testamenti politik i Titos i cili jep një pasqyrim krejtësisht të ri në “figurën dhe veprën” e politikanit i cili la gjurmë të pashlyera në skenën politike të Jugosllavisë së dytë.
Libri përbëhet nga stenogramet e fjalimit të famshëm të Josip Broz Titos në Karagjorgjevë në Dhjetorin e vitit 1979 dhe bisedës që ka zhvilluar me Josip Kopiniç, i cili sipas shumë vlerësimeve njihet si sigurimsi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave në Jugosllavi.
Sipas kontestimit të autenticitetit, ky libër interesant edhe vet në një farë mënyre ndanë fatin e dëshmitarit kryesor, shumë të lavdëruar e më pas jashkëzakonisht të kontestuar – Josip Broz Tito.

Karagjorgjevë, 21.XII.1979, ora 10:00  
Shokë, së pari, ju uroj Ditën e armatës të cilën e festojmë nesër. Duke ju uruar, urimet i dërgoj edhe të gjithë pjestarëve të armatës tonë.
Por, me juve shokë, komandatëve të mi ushtarakë, dëshiroj të shqyrtoj disa çështje aktuale për të arrdhmen e armatës tonë, dhe Jugosllavisë.
Të gjithë e dini se Unë jam i moshuar, dhe se për disa muaj, në muajin maj të vitit të arrdhshëm, do të mbushë 88 vjet, por e dini edhe se pas vizitës time në Havanë, jam i lodhur dhe më është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më duhet të shkoj në spital.
Kjo është edhe arsya që kam vendosur që si Komandant i përgjithshëm, me ju, bashkëpuntorët e mi ushtarak të shqyrtoj disa çështje, në lidhje me gjendjen në Armatën Popullore të Jugosllavisë, APJ, si dhe disa çështje politike që kanë të bëjnë me detyrat që ushtia jonë i ka sipas Kushtetutës.
Në fakt, Unë para vizitës në Havanë kamë zhvilluar bisedime disa ditore me bashkëpuntorët e mi të paraluftës dhe luftës, të cilët tani janë në pension dhe nga ata kamë marr shumë informacione për të cilat dëshiroj që sot dhe nesër së bashku ti shqyrtojmë, të marrim një qëndrim të përbashkët se çfarë të bëjmë që për këto informacione të mos debatohet rrugëve, dhe as në mediat e huaja dhe vendore.
Unë pas bisedimeve me Ju do të bisedoj edhe me kreun politik të Jugosllavisë,e këtu tani jam prezent Vlado dhe Lazo në emër të Kryesisë së partisë dhe RSFJ-së, e prezent është edhe Kosta në emër të luftëtarëve të LNÇ.
Çështjet për të cilat dëshiroj të bisedoj me ju janë të shumta, e ndër të parat është se, Unë si Komandant i përgjithshëm i juaji, të jem i informuar për gjëndjen në APJ.
Nga kreu ynë ushtarak kam marrë si bazë për këto bisedime, informacionin e zgjeruar me shkrim, të cilin ma ka dhënë gjenerali Lubiçiq, ndërsa është e firmosur nga të gjithë komandantët e zonave ushtarake, si dhe nga komandanti i Forcave Detare të Jugosllavisë dhe Forcave Ajrore të Jugosllavisë.

I shokuar me gjëndjen e sigurisë

Duke lexuar këtë informacion isha i shokuar me qëndrimet e deklaruara mbi situatën e sigurisë në vend. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë, e për këtë do të flas më gjersisht më vonë, është e keqe, por nuk e kam ditur se edhe mardhëniet në mes republikave kanë rënë aq poshtë.

E thashë se gjendja politike dhe e sigurisë në Kosovë çdo ditë është gjithnjë e më e keqe. Është krijuaj një hendek dhe padurueshmëri në mes të kuadrove serbe dhe shqiptare.
Kuadrot – shqiptarë nga Kosova, mendojnë se nëse me Kushtetutën e vitit 1974 kanë marr më shumë të drejta, madje pjesërisht edhe shtetësi , e Unë tërheq vrejtjen se isha kundër kësaj Kushtetute,  se mund të kryejnë të pavarur edhe aktivitete shtetërore. Kështu është e patolerushme që pavarsisht Republikës së Serbisë, edhe Federatës, të udhëheqin bisedime shtetërore me Shqipërinë.
Kështu ata me vetëiniciativë, pa dijeninë tonë, kanë sjellë nga Shqipëria profesorë që në fakultete dhe shkolla të ligjërojnë historinë sipas programit shqiptarë,që të mësojnë fëmijët tanë dhe studentët se Kosova është pjesë e Shqipërisë së madhe të Skëndërbeut, që përkohësishtë është nën Jugosllavi.
Ose, ne dimë shumë pak për aktivitetin e emigracionit shqiptarë, dhe shikoni o shokë, ajo po korrë “suksesin” për shkollimin e shqiptarëve për komandant të cilët do të komandojnë “kryengritjen popullore” aq shpesh të paralajmëruar në Kosovë.

Bakalli po trafikon drogë

Kam të dhëna se puntorët e tyre sekret dhe oficerët e lartë nga Sigurimi ligjërojnë marksizëm në Universitetin e Prishtinës, dhe kam edhe të dhëna se Bakalli, Hoxha dhe të tjerë kanë sherbimin e tyre sekret privat jo vetëm në territorin e Serbisë, por edhe në republikat tjera, e në veçanti për shkak të trafikimit të drogës përmes porteve shqiptare.
E gjitha kjo ka ndodhur në Kosovë,dhe pas Plenumit të IV-të të Brioneve dhe rënies së Rankoviçit, Shërbimin secret, UDB e kanë shkatrruar dhe tani mbretëron jo vetëm Sigurimi, por edhe shërbimet sekrete private në këtë krahinë. Merreni me mend të gjithë ata që bërtasin “Kosova Republikë” dhe të cilët ushëheqin këtë aksion, kishin lista të gatëshme se cilët njerëz nga Shërbimi sekret në Kosovë duhet larguar.
Shërbimi informativ nga Tirana, Sigurimi, sipas të dhënave tona, ka rreth një mijë njerëz në këtë krahinë, ndërsa ata kanë organizuar qendrat e tyre në Kroaci dhe Slloveni, e për fat të keq edhe në Beograd. Edhe pse e gjitha kjo bëhet në mënyrë secrete, disa aktivitete të tyre janë zbuluar.
Në veçanti më shqetëson mbështetja e separatizmit në Kosovë nga disa njerëz udhëheqës në Slloveni dhe Kroaci. Nuk është rastësi që Kardeli edhe më herët i ka tërhequr vërejtjen udhëheqësisë kosovare që me këtë politikë ”mbjellin erën, dhe do të korrin furtunën”.
Më herët, e në veçanti nga vitit 1974 dhe miratimin e Kushtetutës së re të krahinës, në veçanti në Kosovë, po luhen politika të mëdha shtetërore. Kështu edhe në Kosovë, por edhe në Novi Sad “shtetarët” thonë: “Ne nuk kemi interesa të përbashkët në çështjet e jashtëme dhe problemet tjera shtetërore me Serbinë”.

Të kujtë janë krahinat?

Po të kujtë janë krahinat përveç se të Republikës së Serbisë? Kjo lloj politike duhet të ndërprehet urgjentisht. Ja pra, që të mos përsëris, në Kosovë kanë “importuar” profesor nga Tirana të cilët kanë bërë “thyerjen” historike në Prishtinë, ndërsa në politikën e jashtme theksojnë: ”Ne jemi krahinë e cila ka drejtë të ratifikojë marrëveshje ndërshtetërore”. Këtë “privilegj” shokë nuk e ka asnjë republikë në Jugollsllavi, ndërsa në Prishtinë dhe në Novi Sad, shokë, ata i dhanë të drejtë vetes, të cilën e ka vetëm Federata.
Më kujtohet, shokë, dimri i vitit 1968, kur në Tetovë u shkatërruan demonstratat e nacioanlistëve shqiptarë, shumë prej tyre edhe u dënuan, ikën në Kosovë, ku vazhduan shkollimin pa pengesa ose fituan të drejtën, e disa prej tyre morën edhe vende me përgjegjësi të lartë. Udhëheqësia krahinore shqipëtare theksonin se ata po ikin për shkak të “shovinistëve maqedonë” dhe u duhet ndimuar. Por edhe në Zagreb dhe Lubjanë kështu mendohej. Nga ana tjetër, të ardhurëve nga Shqipëria u jepnin nënshtetësi jugosllave me motivacionin se po iknin nga Shqipëria për shkak të terrorit. Kush ju mundësoj këtë? Ne shokë! Askush tjetër. Atë që kemi mbjellë atë do të korrim. Dhe ja pra, pas Plenumit të IV dhe rënies së Markos(Aleksandar Rankoviç) nga Kosova deri më tani janë shpërngulur për mbi dhjetë mijë serb dhe malazez. Shtëpitë jau kanë blerë shqiptarët me dollarë “jeshil” dhe atë me kushte shumë të mira.
Shokë, më duhet të them, kur është fjala për Kosovën, se të gjithë ata që kanë votuar Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë.

Kushtetuta e gabuar

Zhvillimet e mëtejme në vend u përqëndruan në miratimin e Kushtetutës së re. Unë isha për Kushtetutë të re, por jo për këtë të cilën e miratuan.
Isha kundër dhënies së shtetësisë së krahinave dhe pjesëve të Kushtëtutës që I mundësojnë republikave ndarjen nga federata pa marrëveshje me republikat tjera, përkatësisht referendumin në gjithë vendin,  si atëherë edhe sot po ju përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave, do të shkatërrojë Jugosllavinë.
Në rastin e miratimit të Kushtetutës, i kam thënë Bevcit dhe Vlados dhe gjithë komisionit kushtetues, se më mbivotuan ithtarët e Kardelit, por që për tre deri katër  vjet do ti përgënjështroj, dhe do t’ju dëshmoj se kam të drejtë. Se kisha të drejtë dëshmon edhe kjo gjëndje në Kosovë, por edhe në gjithë vendin.
Nëse ju, armata jonë nuk punoni në kohezionin e unitetit, pas “ikjes” time dyshimet e mija dhe paragjykimet e “këqija” do të bëhen realitet.

Çatitë e Prishtinës prej argjendi

Tani diçka për fondet për të pazhvilluarit. Në veçanti po përcjell se si harxhohet paraja nga ky fond.
Derisa disa prej tyre me kujdes, si në Serbi dhe Maqedoni, shikojnë se ku po i harxhojnë paratë, më duhet të them, e gjithnjë e më shumë vështërsi republikat i japin për këtë fond, në Kosovë në Prishtinë, paratë harxhohen thua se ja u ka dërguar Zoti nga qielli.
Prishtina po mbulohet me mermer, po ndërtohet Universiteti dhe godina e Biblotekës dhe në çatitë e këtyre veprave, në vënd të bakrit dhe ndonjë materiali tjetër, për konstruksionin e çatisë po përdoret edhe argjendi nga Trepça. Nuk jam i kënaqur se si në këtë krahinë po harxhohen para nga ky fond.
E di që Prishtinës i duhen Universiteti dhe objekte të tjera kulturore, por nuk jemi aq të pasur që sheshet ti shtrojmë me mermer, e për material për çati të përdorim argjendin.
Që mos ta zgjasë, unë i kam urdhëruar kryetarit të Këshillit Ekzekutiv Federativ që të themelohet një komision ekspertësh i cili do të vizitojë të gjitha objektet në vend që ndërtohen nga fondi për të pazhvilluarit, dhe të  raportohet në mënyrë të detajuar për të gjitha parregullsitë e harxhimit të mjeteve nga ky fond.

Në krevat me spiunen e KGB-së

-Për aq shumë vjet të flesh në krevat me një grua, dhe të mos e dishë që është spiune, është e vështirë ta kuptosh – i tha Tito, Josip Kopiniçit duke folur për Jovankën
-Kur Jovanka iku nga skena politike, rolin për të më kontrolluar e morën deri në vdekje Kardeli, e më pas Dolanci, Lubiçiqi, Mikuliçi dhe Bakariçi

Tito: shumë vetë para teje më pyetën çfarë ka ndodhur mes meje dhe Jovankës. Fjalë ka shumë, e Unë do ta them të vërtetën. Mendoj se të kam folur dje pse dhe si në vitin 1973, Kardeli, Bakariçi, Dolanci dhe Stamboliçi thjeshtë më kanë ndarë nga shokët e mi të luftës, e motoja e gjithë kësaj ishte: “Tito është plakur. I sëmurë. Duhet ruajtur. Derisa të jetë Tito do të jetë edhe Jugosllavia” Jovanka e mencur e ndjeu këtë, dhe filloj të merret ajo me punët e mia. Thjeshtë ju bashkua siç e quanin “komisionin” i cili miratonte se kush mund të vij deri tek unë dhe kë do ta pranoj unë. Para teje për Jovankën më ka pyetur edhe Tempo, sepse dëshironte ta dinte  çfarë ka ndodhur në mes meje dhe Jovankës. Thashë ashtu si edhe gazetarëve të huaj përafërsishtë këtë: “ Tempoja im, unë dhe Jovanka jemi burrë e grua. Kur vij në Beograd, Unë shkoj në rrugën e Uzhicës ku ajo jeton. Unë kam marrëdhënie normale me të. Nuk shkojmë në ceremoni zyrtar së bashku. Ajo nuk do. Pse nuk do? Jemi zënë për këtë arsye. Ajo vazhdimisht merrte disa letra nga terreni ku përfliteshin bashkëpuntorët e mi dhe kjo më shqetëson. Ajo kërkon që publikisht të ndahem nga disa bashkëpuntorë (Kardeli, Bakariçi, Dolanci etj), por unë nuk mund të ndahem.” Këtë ja kam thënë Tempos por kjo nuk është e gjitha. Kjo është një pjesë e vogël e së vërtetës. Tempo ishte i kënaqur me përgjigjen. Dy herë tek unë ishte edhe Veda Zagorac. Një herë në Igalo dhe një herë në Vang. Kemi folur për Jovankën dhe ajo mendonte të na pajtonte. Asaj i thash ato që do të them edhe ty. Çdo vit të ri ja uroj Vitin e ri, në ditën e celebrimit i dërgoj një buqetë me lule, ashtu si edhe për ditëlindjen e saj. Nuk mundem, i thash Vedit të ndajë mishin nga kockat. Ajo është në zemrën time.
Unë e dua, por nuk mund t’ia falë atë që më ka bërë. Ja Vokshin(Josip Kopiniç) se cfarë ka ndodhur. Mua më vjen turp të rrëfej për këtë çështje. Më duhet të them se jo vetëm që jam mashtruar, por ndjehem edhe si njeri i cili është përçmuar.
Më beso, të jetosh aq vite me një grua të cilen e kam dashur dhe e kam vlersuar. E ajo ka punuar kundër meje! Ishte gruja ime, dhe përmes Stevo Krajaçiçit ka punuar për KGB!
Kaq shumë vite të flesh me një grua, e të mos e dish që është spiune, është e vështirë të kuptohet.(Derisa Tito po rrëfente lotët si pushonin) Thjeshtë, përzihej në punët e mia dhe dëshironte të ishte mbi mua.
Ka organizuar me Kardelin, Bakariçin dhe Dolancin kontrollin se kush vjen tek unë. Ka hapur dhe ka lexuar letrat e mia dhe ka përcaktuar se cilat janë ato letra që duhet të vinë tek Unë. E shikon, kur vetëm një pjesë nga kjo i thash Vedit ajo hoqi dorë që të na pajtojë. Kur Jovanka iku nga skena politike, këtë rol deri në vdekje e mori Kardeli e më vonë Dolanci, Lubiçiqi, Mikuliçi dhe Bakariçi. Në vend të Jovankës tani më kontrollonin ata duke më hapur edhe letrat! Thjeshtë isha i manipuluar. E vetmja gjë për të cilën nuk kan provuar as ta prekin ishin të Painkuadruarit dhe marrëdhenia ime me shtetarët e këtyre vendëve. Ata kundërshtuan edhe vizitën time në Havanë! Propozonin Bakariçin ose Dolancin të kryesonte delegacionin. Kam refuzuar divorcin për shkak të dashurisë Vokshin, duhet të jesh i lumtur që e ke Malen. Jo vetëm grua të mirë, por gjithë jetën ishte edhe bashkëpuntor i mirë. E shikon çfarë më bëri mua Jovanka ime?! E di se do të më pyesësh se pse nuk jam divorcuar nga ajo? Thjeshtë sepse e dua ende dhe nuk mund ta mendoj se ma ka bërë këtë.
Kur u zura me të, Dolanci, Kardeli dhe Bakariçi më bënin presion të ndahem nga Jovanka. Ju përgjigja: “ Mos ma kërkoni këtë. Mos shkëputni mish nga kocka mbi njeriun e gjallë. Kjo dhëmb”.
Në veçanti këmbëngulës ishte Dolanci, por edhe Lubiçiç, por unë nuk dëshiroja ta bëja këtë edhe pse Jovanka e meritonte. E Lubiçiqi kërkonte hetim madje, të shqyrtohet edhe në kryesi për martesën time. Nëse e kam izoluar Jovankën, nuk kam pse izolohem edhe unë. Manipulimet janë bërë i thash Lubiçiçit dhe tani nuk e lejoj! Jo për opinionin por për veten time. Se çfarë do të bëhet me Jovankë kur unë të iki, nuk di. Por këta nuk do t’ia falin sikur unë. E kur e spostuan Jovankën ata bënin atë që bënte ajo. Më hapnin letrat dhe vendosnin se kë do të pranoj unë. Kjo është Vokshin e vërteta mbi Jovankën.

Si ra shefi I UDB-së, Aleksandar Rankoviç

-Tito ja pranoi Josip Kopiniçit se në atë kohë i kishte propozuar Aleksandër Rankoviçit “eleminimin fizik” të Eduard Kardelit, por ai ishte kundër këtijë eleminimi
-Kurthin rreth përgjimit të Josip Broz Titos e kanë shpikur Jovanka dhe Kardeli

I gjithë opinioni jugosllav e ka ditur, kështu edhe i është servirur, se turpin tonë Goli Otok, e ka krijuar Marko(Aleksandar Rankoviç). Jo, Vokshin (Josip Kopiniç), Goli Otokun e ka krijuar Kardeli, duke propozuar që të gjithë ata që janë deklaruar për Rezolutën të izolohen në një ishull. Për këtë e ndihmuan Augustinçiq dhe Stevo Krajaçiq të cilët i folën për Goli Otokun dhe gurin e mirë me të cilin shërbehej Augustinçiq me rastin e punimit të skulpturave. Dhe kështu në mbledhjen e Byrosë Politike, kur u debatua mbi izolimin e të arrestuarve, Kardeli propozoj Goli Otokun si zgjidhjen më të mirë.
Kopiniç: Prit, Stari (Tito). Unë para juve do të thoja rreth Plenumit të IV dhe shkarkimit të Rankoviçit.
Jo që të t’ju akuzoj Juve, por që e vërteta rreth kësaj të jetë komplete. Sepse Plenumi i IV është një aksion i zier i Bevcit dhe Stamboliçit, e kundër Markos! Në faktë, ky Plenum ka tronditur opinionin jugosllav, pas publikimit të akuzave kundër Markos dhe përgjimit Tënd si dhe udhëheqësve të tjerë të lartë.
Shumë prej tyre pas Plenumit kanë përfunduar edhe në burgje sepse përgjimi u kualifikua si tradhëti, dhe e shikon Stari, as nuk kishte përgjim, dhe as që e ka organizuar UDB-ja dhe Marko! Për këtë është kujdesur Jovanka dhe Kardeli, sepse Jovanka, e për këtë të kam informuar me shkrim, ka dhënë urdhër se nga cilat mjete duhen të blehen paisjet për përgjim për rezidencën tënde. Vetë Kardeli ka organizuar përgjimin e kabinetit të Markos. Dhe kur të kam informuar për këtë çështje, letrën në Beograd ta ka sjelle Mala, e pastaj urgjentisht Ju keni firmosur amnistinë dhe të gjithë të arrestuarit janë liruar nga burgu. Këtë kam dashur ta them në këtë ndërhyrje që të mos flas për përgjimin. Dhe mund t’ju them, ju kam thënë  këtë edhe në Bërdo afër Kranjit, se Marko ishte prej të gjithëve, “qeni roje” më besnik. Kurr nuk të ka shitur! Unë kisha vetëm kaq lidhur me përgjimin.
Por, kur fillova me ndërhyrjen, dua të dëgjoj nga Ju se cili ishte roli i Kardelit dhe Bakariçit në Plenumin e IV, përkatësisht cili ishte roli i tyre te akuzat kundër Markos? Këto pytje ti bëj Stari për dy arsye. Në fakt, për këtë më ke folur se Kardeli të bën oponencë Ty dhe të gjitha propozimeve tuaja si dhe vendimeve, e sufleri kryesore i tijë ishte Bakariçi,
E deri diku edhe Stamboliç. Ky mësues i papërfunduar, i cili veten e ka shpallur më të madh se Lenini, ishte në pa mëshirën tënde deri në vitin 1964. Dhe kështu Ju brenda natës keni kthyer pllakën dhe ju keni gjuajtur Markos. Në fakt, Marko ishte kundër kësaj reforme ose siç u shpreh Bakariç me një rast “për metodat e vjetëra të punës në parti”. Por Stari, ishte e kundërta Marko, me të drejtë ishte kundër Reformës, përkatësisht që mos të shkohet në formë të re sipas konceptit të Bakariçit dhe Kardelit. Që të dy e konsideroni Rankoviçin si një udhëheqës të pikëpamnjeve të vjetëra, e ai ishte në linjën tënde, për të cilën ke folur në Split. Kjo nuk i përshtatej as Bevcit dhe as Svilenit, dhe në mënyrë shumë fine të ndërsyen kundër Markos. E shef Stari, kjo është nga viti 1962, sepse Marko kërkoj që udhëheqësia ti përmbahet në mënyrë strikte vetëm asaj çka ke folur Ti në Split si dhe letrës së Komitetit Ekzekutiv, dhe Vendimit të Plenumit të mbyllur të KQ PKJ, ku janë miratuar drejtimet se çfarë të bëjmë me keq përdorimet, ndërtimin e vilave, dhe që njëkohësisht klasa punëtore të shtërngojë rripin.
Për këtë ka luftuar Marko! Dhe e shikon se riorientimi Ytë në linjën e Bevçit dhe Bakariçit e kanë ndarë udhëheqësinë. Nga viti 1962 ndjehet se në kreun e partisë nuk ka unitet! Se në udhëheqësi nuk ka unitet.

Shpërndaje në