Pershtypjet e Sekretares se Shtetit ne takimin e Rambujese. Enigmatiku Rugova, njeriu qe dhuronte gure. Problematiku Thaci, qe sillej si nje student i shkelqyer, por qe dorezonte me vonese detyrat e shtepise¡¨. Ngurrimi i tij per te firmosur ne Rambuje dhe refuzimi final me lot ne sy: Jeta ime eshte ne rrezik¡¨. Pragmatiku Surroi dhe rrengu, qe i punon liderit te UCK-se me ndihmen e Xhejms Rubin. Telefonata e Ollbrajt, qe kercenon Demacin. Dhe pergjigja e qete e Baces: Nese per lirine, duhet te vriten tridhjete mije shqiptare, ashtu qofte!¨
Sokol Balla

Asgje nuk do te kishte shkuar pro shqiptareve ne Kosove, nese Milloshevici nuk do te duronte dot per te bere masakren e tij te radhes. Medllin Ollbrajt kujton keshtu diten kur merr vesh per Racakun: Disa njerez zgjohen ne mengjes nga makina e kafese, ose nga oret me alarm. Qytetaret e Uashingtonit, zgjohen me buletinin e lajmeve te radios. Meqe ishte e shtune, 16 janar 1999, e kisha kurdisur radion pak me vone se zakonisht, gjithsesi shume me shpejt sesa te agonte. Degjova per masakren nente mije kilometra larg Amerikes. ¡§Ketu ka shume kufoma, komentonte i tronditur ne mikrofon, ambasadori i OSBE Ricard Uollker, ¡§Keta burra jane vrare ne menyra te ndryshme, por shumica ne distance te afert¡¨. Kufomat ishin 45, te gjithe burra, te gjithe shqiptare, ne Racak te Kosoves, disa te hedhur mbi bore, te tjere te bere pirg, te gjithe me plage te tmerrshme, njeri prej tyre me koken te prere. Kur u pyet nga gazetaret se kush ishin autoret, Uollker u pergjigj pa hezitim: Policia serbe¡¨. Ndoshta misioni verifikues i Uollker, nuk kishte mundur te ndalonte masakren e radhes, por sigurisht qe nuk kishte lejuar qe autoret ta benin ne menyre sekrete dhe pa u marre vesh. Ndryshe nga parashikimet ne Uashington ¡§pranvera ne Kosove kishte ardhur me heret¡¨. Ky eshte mesazhi qe Ollbrajt i percolli edhe lidereve te tjere europiane. Pas shume ecejakesh ne linjen Uashington-Londer-Bruksel-Moske-Beograd, Medlin Ollbrajt duket se po triumfonte ne planin e saj per nje konference nderkombetare per Kosoven dhe fillimin e negociatave me ndermjetes Grupin e Konaktit, mes shqiptareve dhe serbeve, nen kercenimin e perdorimit te operacioneve ushtarake te NATO-s, per te bindur Milloshevicin te ulej ne tavoline. Ne 29 janar ne Londer Ollbrajt deklaron publikisht mbajtjen e konferences ne Rambuje te Frances, ne 6 shkurt. Te dyja palet do te presoheshin te nenshkruanin nje marreveshje, qe do t¡¦i siguronte autonomine popullit te Kosoves, marreveshje qe do te zbatohej nga nje force 28 mije veteshe, e udhehequr nga NATO. Statusi i Kosoves do te konsiderohej pas tre vjetesh te marreveshjes dhe do te respektohej mes faktoreve te tjere, edhe vullneti i popullit. Plani yne thote Ollbrajt, ishte te bindnim te dyja palet te thonin Po¡¨. Me te, kete radhe u bashkua edhe ministri i jashtem rus, Ivanov. Por shpejt ne Rambuje, Ollbrajt ndeshet me realitetin e galerise se personazheve shqiptare dhe jo rralle do te befasohej prej tyre.

Rugova, disidenti qe dhuronte gure

Delegacioni shqiptar prej 16 vetesh perfshinte liderin e moderuar politik Ibrahim Rugova, botuesin e respektuar Veton Surroi, akademikun Rexhep Qosja, perfaqesues te partive te tjera politike, te pavarur dhe UCK-ne. Ne nje levizje te papritur perfaqesuesit zgjodhen si kryetar, komandantin 29 vjecar te UCK-se, Hashim Thaci, me te cilin me pare kishim patur kontakte fare te pakta. Emerimi i Thacit ne krye te delegacionit shqiptar, refelkonte rrenimin e vazhdueshem te pozicionit te Rugoves, i cili perballe kesaj situate, thuajse nuk reagoi fare. Pyetjes se nje prej diplomateve amerikane se perse qendronte kaq inert, Rugova iu pergjigj:Ky eshte stili im¡¨. Ne fakt Ollbrajt ne nje pjese tjeter te librit, vlereson pikerisht kete stil te Rugoves ky burre me maniera te buta dhe gjithmone me nje shall ne qafe¡¨, qe sipas saj beri qe statusi i tij te rifitonte pike tek shqiptaret gjaknxehte. Rugova kishte humbur shume pike, kur kishte shkuar ne Beograd per te takuar Milloshevicin me 1998. ¡§Qellimisht gazetat srbe kishin botuar te gjitha nje foto te madhe te tijen, duke qeshur me Milloshevicin, ne nje kohe kur shqiptaret po vriteshin e plackiteshin nga policia serbe ne Kosove. Ne u perpoqem te riparonim demin, duke e ftuar zyrtarisht ne Uashington¡¨, kujton Ollbrajt, sjelljet e cudtishme te liderit shqiptar. Gjate ketij takimi u dekurajuam nga reagimet e pjesetareve te tjere te delegacionit shqiptar, qe tundnin kokat ne shenje zhgenjimi, pas cdo fjale qe ai thoshte. Megjithate Rugova ishte i drejtperdrejte. Ai tha se situata ne Kosove po perkeqesohej perdite dhe beri thirje per ngritjen e nje zone ndalim-fluturimi per helikopteret serbe. Ai me tha se shqiptaret donin pavaresine, porse do te pranonin edhe nje status te perkohshem protektorati nderkombetar, bile ¡V kujton sekretarja amerikane ne librin e saj ¡V ai shtoi me shaka, se shqiptaret do te pranonin statusin e shtetit te 51-te amerikan¡¨. Ndersa takimi mbaroi, Rugova i ben Ollbrajt, nje dhurate te cuditshme, nje gur te cmuar, te paperpunuar minerar nga Kosova. ¡§Nje nga veset e liderit shqiptar, kujton Ollbrajt, ¡§ishte se ai dhuronte gure. Nje dite me pare, i kishte dhuruar ne dore presidentit Klinton nje kuarc me shume se nje kilogram te rende. Kam njohur shume disidente ne Europen lindore dhe me gjere dhe Rugova paraqiste pa dyshim nje anomali. Por, megjithese sjelljet e tij shpesh te terbonin, ngadale u binda se nje nga fuqite e tij te fshehta ishte se ai nenvleftesohej nga te tjeret. Njerezit e percmonin, por ai nuk largohej. Qendronte aty dhe kur vinte puna per t¡¦u votuar, Kosovaret i jepnin atij gjithmone me shume se kujtdo tjeter¡¨.

Rambuje, zbulimi quhet Hashim Thaci

Nderkohe delegacioni serb perbehej prej avokatesh te njohur, perfshire edhe nje numer sllavesh myslimane, turqish dhe romesh, te zgjedhur nga Milloshevic per te treguar vendosmerine e tij pro diversitetit etnik. Ne fund te javes se pare diplomatet amerikane i raportuan zonjes Ollbrajt se delegacioni serb nuk po i merrte negociatat seriozisht, ndersa shqiptaret kembengulnin ne te drejten per te mbajtur nje referendum ku ne menyre eksplicite t¡¦i kerkohej popullsise se Kosoves te shprehej mbi pavaresine e saj. Shqiptaret po tregohen kokeforte si mushkat¡¨, mberrin mesazhi ne Uashington. Ambasadori Kris Hill i kerkon sekretares Ollbrajt te shpejtoje ardhjen e saj ne Rambuje.

¡§Kur mberrita kisha dy qellime, shkruan Ollbrajt ne memuarin e saj, ¡§I pari te bindja serbet se arritja e marreveshjes ishte ne interes te tyre, nje gje ne te cilen une vertet besoja. E dyta ishte te bindja shqiptaret te pranonin marreveshjen e propozuar nga Grupi i Kontaktit¡¨.

Fillimisht takimi me ¡§mekembesin¡¨ e Milloshevicit, Milan Milutinovic rrezulton i pafrytshem, pervec nje rrefimi te sinqerte te tij, kur Ollbrajt i thote se ushtria serbe ne Kosove, ishte argumenti me i forte per rritjen e UCK-se¡¨. Jo zonje, une besoj se ky percaktim i perket me shume forcave policore paramilitare serbe¡¨.

Natyrisht maratona me interesante e takimeve te zonjes Ollbrajt ka qene me perfaqesuesit shqiptare. Fjala ¡§larmi¡¨ ndoshta eshte shpikur per te cilesuar pikerisht kete grup shqiptaresh qe ishte mbledhur ne Rambuje, nga enigmatiku Rugova, tek pragmatiku Surroi, e deri tek problematiku Thaci. Asnje prej tyre nuk kishte marre pjese ne negociata komplekse me pare, aq me pak ne shkalle boterore, dhe kishin shume mosmarreveshje te thella mes tyre. E vetmja gje qe konstatova me kenaqesi ishte se shqiptaret kishin pranuar te konsultoheshin nga nje grup keshilltaresh amerikane te jashtem, ku perfshihej edhe ish-ambasadori Morton Abramovitc, nje miku im i vjeter dhe nje avokat i zjarrte i te drejtave te njeriut, shkruan Ollbrajt ne librin e saj.

Mesazhi i Ollbrajt per shqiptaret, ishte ai per serbet, por si i pare ne pasqyre: Ju jeni lidere, ju jeni zgjedhur te perfaqesoni shqiptaret ketu. Ndaj mendohuni mire para se te denoni njerezit tuaj te luftojne pa mbarim. Marreveshja qe ju propozojme do tju jape vete-qeverisje, mbrojtje nga NATO, ndihme ekonomike, te drejten e arsimit ne shqip per femijet tuaj dhe aftesine per te patur kontroll mbi jeten tuaj. Nese e pranoni marreveshjen, ju do te shkoni me shpejt drejt nje te ardhmjeje begatie, demokracie dhe integrimi me Europen. Refuzojeni dhe pasoja do te jete nje lufte, qe do ta humbni se bashku me mbeshtetjen nderkombetare¡¨. Shume pjesetare te delegacionit shqiptar e kuptuan mesazhin tim se ata me ne fund nuk ishin vetem ne duart e Europianeve dhe se Shtetet e Bashkuara do te merrnin pjese eventualisht, ne nje force nderkombetare implentuese te paqes. Rugova theksoi se per shqiptaret gjithmone siguria ka patur barazvlere me pavaresine dhe se keshtu vullneti i tyre per te vonuar levizjet per pavaresi, me pranimin e nje periudhe te perkohshme tranzicioni, duhej konsideruar si leshim qe po benin shqiptaret. Te gjithe ishin ne nje mendje per nevojen ne te ardhmen te nje referendumi per pavaresine. Perndryshe sic i thote nje shqiptar zonjes Ollbrajt ne Rambuje: Do ta gjeme veten te kycur perjetesisht brenda Serbise¡¨.

Zonja Ollbrajt ne kete kapitull te librit te saj me kujtime, i kushton nje hapesire te vecante raportit te saj ato dite me Hashim Thacin, me te cilin eshte takuar se pari, pas takimit te pergjithshem me gjithe delegacionin. Ne takimet e mevonshme une konstatova se po befasohesha nga mungesa e tij e pervojes, qe e bente ate njekohesisht kokeforte dhe te prirur te per t¡¦u perkedhelur. Me Rugoven ndjehesha se po i drejtohesha nje kolegu akademik eksentrik. Thaci ishte si ai studenti i shkelqyer, por qe i dorezonte me vonese detyrat e shtepise¡¨, shkruan Ollbrajt.

Marreveshja parashikonte caramatimin e UCK-se dhe nderprerjen e te gjitha operacioneve te saj te pavarura ushtarake. Ollbrajt e ndjeu se kjo nuk do te pranohej lehte nga Thaci, megjithe premtimin se NATO do te mbushte vakuumin e sigurise. Ne ate takim te pare Ollbrajt ben presion mbi Thacin, qe ai te nise te mendoje transformimin e UCK-se, ne nje parti politike. Thaci pergjigjet se marreveshja me gjase do te nenshkruhej nga delegacioni shqiptar, porse ushtrise shqiptare dot t¡¦i duhej kohe te pershtatej sipas saj. Ollbrajt tenton te perfitoje nga fjalia e pare e parashikimit te Thacit:Jam e kenaqur qe ju keni vullnetin te nenshkruani marreveshjen¡¨. Por lideri i ri ia pret hovin ne mes:Mendoj se mund te arrihet nje marreveshje, por kete nuk e vendos une, as UCK, bile as i gjithe delegacioni. Mund te dalin veshtiresi¡¨.

Javen e dyte te negociatave Ollbrajt kthehet ne Uashington, ndersa kishin mbetur dy veshtiresi: deshira eksplicite e shqiptareve per nje referendum per pavaresine, nje pike ku Sekretarja e Shtetit mendonte se kishte hapesire per nderhyrje dhe zbutje. E dyta, kundershtia serbe ndaj nje pranie nderkombetare ushtarake ne Kosove, teper e veshtire per t¡¦u kapercyer ne negociata, pasi ne fund te fundit, i vetmi qe mund te vendoste per kete, ishte Milloshevici.Telefonata me te, zgjati njezet minuta, kujton Ollbrajt.Ne fund e binda qe ambasadori Hill te shkonte ne Beograd qe ta sqaronte Sllobodanin ne detaje mbi marreveshjen¡¨. Nderkohe edhe serbet po jepnin shenja dhe ju pergjigjen me disa verejtje draftit te marreveshjes dhe sektorit politik te saj. Kjo inkurajoi amerikanet, por solli nje zhvillim te paparashikuar: rritjen e nervozizmit te shqiptareve, te cilet konstatuan me xhelozi, se avokatet e Grupit te Kontaktit po kalonin shume me teper ore me anetaret e delegacionit serb.

Gjate javes une mora Thacin ne telefon dhe ai me thote se deshironte qe sugjerimet e shqiptareve te merreshin me shume ne konsiderate. Por ai ne pergjithesi mbetej optimist, kujton Ollbrajt.Te shtunen ne darke, kur u ktheva ne France zhvillova takime me shqiptaret, te cilet me thane se do ta mbeshtesnin marreveshjen, pasdite, kur te mblidhej Grupi i Kontaktit i ministrave te jashtem. Perderisa serbet nuk kishin reaguar ndaj ceshtjeve te sigurise, Kosovaret kishin nje shans te arte per te izoluar Milloshevicin dhe une prisja qe ata ta shfrytezonin kete mundesi¡¨, kujton Ollbrajt. Por gjerat do te merrnin nje rrjedhe tjeter.

Thaci, shqiptari kokeforte

Takimi u zhvillua ne nje dhome te vogel dhe salla ishte mbushur plot. Ministrat e jashtem u ulen ne nje panel, si gjykates mesjetare dhe Ollbrajt thote se qe ne fillim takimi mori nje atmosfere inkuizicioni. Atmosfera u duk e tensiouar, qe kur ne vume kufjet e perkthimit. Pyetja ishte nje: a e pranonin shqiptaret marreveshjen? Megjithe premtimin se pergjigja do te ishte pozitive, pikerisht kur erdhi ai moment, Thaci nuk dha nje pergjigje direkte. Kjo i dha mundesine ministrit te jashtem italian Lamberto Dini, i cili edhe me pare kishte reaguar ashper kunder UCK-se, te sulmonte shqiptaret.Dini i beri hapur presion Thacit te pranonte marreveshjen, bile duke hequr dore edhe nga kerkesa per referendum per pavaresine. Kjo ishte e pandershme, shkruan Ollbrajt, pasi ne i kerkonim kosovareve te vononin, por jo te hiqnin dore nga aspiratat e tyre per pavaresi¡¨. Serish dhe serish Lamberto Dini i beri presion Thacit te pergjigjej po ose jo, per nje propozim qe natyrisht ai nuk mund te pranonte. Si rezultat Thaci as e refuzonte marreveshjen, por as nuk jepte nje pergjigje direkte. Koleget e tij te delegacionit shqiptar, qendronin te palevizur si statuja; Surroi qe e ndjente se nuk i takonte te fliste, Rugova se ky ishte stili i tij¡¨, Qosja qe mendonte se Thaci po bente gjene e duhur.

Medlin Ollbrajt heq kufjet dhe i perplas ne tavoline.Shqiptaret me kishin premtuar nje pergjigje pozitive, dhe zhvillimet e mevonshme provuan se ata e mbajten fjalen, por nderkohe demi ishte bere, kujton Ollbrajt.Per momentin Milloshevici nuk ra ne grep.

Bisedimet shtyhen edhe per tre dite te tjera. Tani jo vetem Thaci, por edhe nje pjese e madhe e delegacionit shqiptar nuk ndjehej komod me kohen e madhe qe avokatet e Grupit te Konktaktit kishin shpenzuar me serbet. ¡§Shqiptaret po degjonin gjithnje e me shume njerez jashte keshtjelles qe u thonin te mos na besonin ne. Ata ndruanin se gjuha me te cilen ishte shkruar marreveshja, largonte gjithnje e me shume aspiratat per pavaresi, nderkohe qe nuk kishte asnje pike vullneti per te pranuar carmatimin¡¨, shkruan Ollbrajt. ¡§Nje faktor qe ndikoi negativisht ishte dhe ai se francezet nuk lejuan oficere te NATO-s ne keshtjelle, qe mund t¡¦u shpjegonin shqiptareve detaje te planit ushtarak te Aleances per Kosoven¡¨. Ne te kundert, brifingu ushtarak u drejtua nga nje avokat i Grupit te Kontaktit dhe nje oficer amerikan, qe kishte arritur te fuste vjedhurazi ne keshtjelle, uniformen e tij ushtarake. Gjenerali Klark fluturon nga Brukseli dhe informon delegacionin shqiptar ne nje baze te NATO-s jashte Rambujese, se vendosmeria e NATO-s per te marre ne dore sigurine e Kosoves pas nenshkrimit te marreveshjes, tashme ishte e pakthyeshme. ¡§Ne nxitem qeverine e Shqiperise dhe shqiptare nga e gjithe bota qe t¡¦i komunikonin delegacionit, mbeshtetjen e tyre per marreveshjen, pervecse pervesha menget dhe u mora vete, personalisht me ta¡¨, shkruan Ollbrajt.

Rezultati ishte progres i dukshem. Keshtu ndersa te shtunen ne darke, nente pjesetare te delegacionit ishin kunder, te henen i vetmi qe kundershtonte, ishte Hashim Thaci. ¡§Problemi me te veshtiresohej, pasi nuk ishte e lehte te diskutoje ne detaje problemin, kujton Ollbrajt, ¡§ishte e qarte se pavendosmeria e tij nuk ishte rrjedhoje e ideologjise, apo e presionit te anetareve te tjere te delegacionit. Ai thjesht po ruante kurrizin e tij. UCK nuk ishte nje organizate monolite. Ne gjirin e saj kishte shperthyer nje lufte per pushtet mes komandanteve te saj dhe figurave te erreta qe e financonin me arme dhe para. Kjo shpjegonte telefonatat pa fund ne celular te Thacit dhe ndihmesve te tij¡¨, shkruan Ollbrajt. Te vetmit qe i tha dicka ishte Xhejms Rubin, me te cilin Thaci kishte vendosur nje lidhje te vecante. ¡§Ai i tha Xhejmit se kishte frike per jeten e tij¡¨, kujton Ollbrajt ne librin e saj Madam Secretary.

Per Sekretaren e Shtetit fillon ndeshja e veshtire personale me personalitetin e liderit politik te UCK. Fillimisht i thote se ai kishten nje potencial te madh per te qene lider, pastaj kur shihte se kjo nuk i ecte, e kercenonte se SHBA dhe NATO nuk do te sulmonin ushtarakisht, pa firmen e shqiptareve mbi marreveshje. ¡§Thaci m¡¦u pergjigj se qellimi i vetem pse luftonte UCK, ishte pavaresia dhe se nuk ishte e lehte te hiqej dore prej saj. Une i thashe se jo domosdoshmerisht po i kerkohej nje gje e tille, porse shqiptaret duhet te beheshin realiste. Marreveshja ishte per tre vjet dhe se Milloshevici ishte problemi i vertete. Por kjo mund te ndryshonte deri atehere. Ky eshte shansi Juaj. Merreni se ndoshta kurre nuk do te keni me tjeter¡¨. Thaci i prekur, me lot ne sy, jep pergjigje negative.

Thaci, Demaci dhe ¡§rrengu¡¨ i Rubin

E hena mbetej dita e fundit dhe Grupi i Kontaktit kishte vene afat oren tre te pasdites. Sekretarja e shtetit konstaton se gjendja po behej e padurueshme edhe nga sjelljet e anetareve te delegacioneve, qe duket u kishte pelqyer klima dhe vera ne keshtjelle. ¡§Dikush ne dreke, bile u ankua se perse nuk u kishin sjelle pjaten me djathera¡¨, kujton ajo. Pasi vlereson se cili mund te ndikonte UCK-ne, Medlin Ollbrajt merr ne telefon Adem Demacin. ¡§Ai ishte nje nacionalist i vjeter kosovar dhe radhitej mes atyre qe i benin presion Thacit, te mbante linjen e ashper. ¡§Kur e mora ai ishte ne Slloveni. I kerkova te inkurajonte Thacin te pranonte marreveshjen¡¨, kujton e zemeruar Ollbrajt. E zemeruar pasi Adem Demaci reflektoi ndoshta momentin me arrogant ne qendrimin shqiptar perballe diplomacise amerikane. Ai i thote asaj se nuk mund te binte dakort, pa u takuar personalisht me te dhe e fton zonjen Ollbrajt te vije e ta takoje ate ne Slloveni: ¡§Une i thashe se negociatat po vazhdonin prej dy javesh dhe se afati mbaronte pas pak oresh. Ju ftoj te inkurajoni Thacin te pranoje marreveshjen. Nese nuk e beni kete, kjo do t¡¦ju ndjeke si fantazem ne vitet qe vijne, ndersa do te shihni shqiptaret te vriten cdo dite e me shume¡¨.

Por Demaci ka ruajtur qetesine: ¡§Zonja Olbrajt, ne vleresojme perpjekjet tuaja, por nuk na nxiton asgje. Nese eshte e nevojshme te vriten tridhjete mije shqiptare, keshtu qofte, por nuk mund te ulim armet vetem per premtime. Asnjehere nuk do te heqim dore nga endrra per te qene te lire¡¨. ¡§Une i thashe se marreveshja nuk parashikonte heqjen dore nga kjo enderr dhe se shqiptaret duhet ta rrembenin kete mundesi paqeje. Thojini Thacit se marreveshja ka mbeshtetjen tuaj¡¨, kujton Ollbrajt. Por ¡§baca¡¨ i pergjigjet shkurt: ¡§Kjo, nuk eshte e mundur¡¨. Ollbrajt perplas telefonin me zemerim. ¡§Ishte nga telefonatat me te tensionuara te jetes time¡¨, kujton ajo.

Megjithate duket se te frustruar me Thacin, kishte edhe brenda delegacionit shqiptar, shumica e te cileve tashme dukeshin te bindur se marreveshja ishte favorizuese dhe se do te merrte mbeshtetjen e shumices se kosovareve. Ndersa po afrohej frikshem ora tre e pasdites, Thaci ende ishte problem, por Veton Surroi, ¡§ministri i jashtem¡¨ i delegacionit, mori situaten ne dore, duke propozuar nje deklarate te shkurter, ne te cilen te thuhej se delegacioni ishte dakort me marreveshjen dhe se do ta nenshkruante pas dy javesh, pasi te konsultohej me popullin e Kosoves. Ndersa Surroi dhe te tjeret punonin, situata u tensionua pasi Thaci nuk binte dakort me tekstin dhe ndryshimet sipas te versioneve nga shqip ne anglisht. Surroi thote se teksti mund te arrihej vetem nese Thaci bindej te linte dhomen per disa minuta. Juristi i pales amerikane Xhim O¡¦brejen propozon se e vetmja menyre, qe ai ta bente ate, ishte nese e therriste Xhejms Rubin. Keshtu ndersa Xhim dhe Hashimi shkojne te kerkojne Xhejmsin ¡V i cili natyrisht nuk gjendej se nderkohe ishte ne konference shtypi ¡V Veton Surroi thote se deklarata tashme ishte gati dhe se Thaci duhej, per t¡¦i vene firmen. Nderkohe Thaci sapo kishte gjetur Rubin dhe kishte nisur me te, nje bisede per filmat dhe Hollivudin, kur ndjeu ta terhiqte prej krahu O¡¦brejen. ¡§S¡¦na dhate kohe as per nje cigare¡¨, ankohet Rubin. Por ne fakt kohe nuk kish. Ishin momente historike. Megjithe nje perpjekje finale te Thacit per te ndryshuar dicka ne tekst, tashme kokeforti ishte Surroi. Deklarata u nenshkrua edhe prej tij dhe iu dorezua ministrave te jashtem te Grupit te Kontaktit. Xhejms Rubin nxitoi te bente lajmin publik.

Paqja, zgjedhja e shqiptareve

Keshtu megjithe perplasjet, kthimet prapa ne u larguam nga Rambuje, pasi realizuam shumicen e gjerave qe donim¡¨, kujton Ollbrajt.Tashme pak a shume ja kishim arritur te bashkonim delegacionin shqiptar dhe kishim nje vizion me te qarte se si do te dukej ne te ardhmen nje Kosove demokratike. Shqiptaret u grinden dhe hezituan, por ne fund, zgjodhen paqen¡¨, perfundon ajo.

Per dy jave Thaci u soll neper male dhe baza, duke shitur marreveshjen tek komandantet e UCK-se. Ai u rishfaq pas dy javesh, pak para rifillimit te negociatave ne Paris, ne 15 mars, duke iu bashkuar delegacionit. Aty ata firmosen zyrtarisht ne nje ceremoni qe zgjati me pak se pese minuta, qe u bojkotua nga delegacioni jugosllav dhe negociatori rus. Brenda tete diteve zhvillimet ishin dramatike. CIA njofton per fillimin e operacionit perfundimtar serb ne Kosove. Diplomacia amerikane filloi aktivitetin ne Uashington per te bindur parlamentin ne Capitol Hill, te mbeshteste nderhyrjen ushtarake ne Kosove. Ne 19 mars ekipi i politikave te jashtme takon presidentin Klinton.Po shihja syte e trishtuar te presidentit. I thashe se reagimi ndaj Milloshevicit ishte ceshtje kohe. Ndoshta ne Maqedoni, apo serish ne Bosnje. Kete lufte po e zgjidhte Milloshevici dhe nuk mund te lejonim qe ai ta fitonte ate. Klinton bie dakort, publikisht para kamerave thote: ¡§Me diktatoret e Ballkanit, nese heziton, u jep atyre licensen per te vrare¡¨. Nje perpjekje e fundit e Hollbruk ne Beograd, deshton, ndaj ai urdherohet te largohet per ne Uashington. Al Gore njofton kryeministrin rus Primakov, i cili po udhetonte per nje vizite zyrtare ne Uashington, per fillimin e sulmeve te NATO-s, premieri rus i terbuar urdheron avionin mbi Atlantik, te kthehej drejt Moskes. Pak ore me vone, ne mbremjen e 23 marsit 1999, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Havier Solana, urdheron Gjeneralin Klark, te nise operacionet ushtarake, dhe luften e dyte ne historine e Aleances se Atlantikut te Veriut.

Ishte mesnate, kur e lodhur, mberrita ne shtepi dhe hapa tv qe te ndiqja lajmet. Kur po pergjumesha, shkruan Ollbrajt, me ra telefoni i shtepise. Ishte Presidenti Klinton. Me tha ne fund se Shtetet e Bashkuara po benin nje gje te drejte. Po zoti president, i thashe, po bejme nje gje te drejte¡¨.

Shpërndaje në


20 October 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget