Një djalosh, që babait të tij i ndihmoi të tërheq përfitime të sigurimit invalidor zviceran në mënyrë të paligjshme dhe që për këtë ishte dënuar, para Gjykatës Federale zvicerane ka korrur sukses të pjesërishëm.

Rasti kishte bërë jehonë në Kantonin Schëyz, në vitin 2016, shkruan “Bote”, përcjell Shtegu.com. Atëbotë, babai 70-vjeçar ishte dënuar nga Gjykata Penale e Schëyz-it me katër vite burg, për shkak se si simulant në periudhën 2004-2016, ai kishte përfituar rreth 600,000 franga zvicerane nga fondi i sigurimit invalidor zviceran dhe nga përkujdesja e huaj ndaj personit. Para autoriteteve, ai ishte paraqitur si i paralizuar në pjesën e majtë të trupit.

Por, rasti mori kahe të kundërt, pasi autoriteteve u kishte ardhur një video. Aty është mundur të shihet se si shtetasi verimaqedonas, në një dasmë në Maqedoninë e Veriut, po kërcente me entuziazëm me gjithë trupin, duke përfshirë edhe dorën dhe këmbën e majtë “të paralizuar”. Përveç kësaj, ai ishte fotografuar edhe duke punuar kopshtin, duke mbajtur të mëdhenj, bile edhe duke kalëruar.

Atëbotë, edhe djali i tij 38-vjeçar ishte dënuar me gjobë prej 270 mëditjesh me nga 150 franga. Ai ishte akuzuar, se kishte manipuluar me plotësimin e dokumenteve të rremë për babain, duke i dorëzuar bile edhe nga dy herë te mjekja.

Gjatë vizitave tek mjeku, djali kishte përkthyer, duke inskenuar një rrëfim të rremë për babain. Gjykata Penale, por edhe ajo Kantonale e dënuan për mashtrim të letrave me vlerë profesionale.

Mirëpo, këtë vendim e korrigjoi Gjykata Federale, të paktën pjesërisht, përcjell Shtegu.com. Fajësimi për mashtrim të letrave me vlerë profesionale e shkel Ligjin federal, kanë vlerësuar gjykatësit e lartë dhe lëndën e kthyen për rishqyrtim në Gjykatën Kantonale.

Gjykata tani duhet të vendos nëse i biri mund të shpallet si bashkëpunëtor në rastin e babait, apo thjesh do të përgjigjet për veprën “asistim në mashtrim”.

Shpërndaje në