Polica spanjolle ka mundur të sekuestrojë një sasi rekord kokaine dhe ka goditur një grup mafioz shqiptar. Sipas mediave panjolle operacioni i fundit te policisë është zhvilluar në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol. Sipas tyre u sekuestrua një sasi prej 1 ton dhe një shume prej 1.5 milion euro.

Nuk ka ende emra te personave te arrestuar, por policia bën me dije se janë 5 persona te arrestuar, mes te cilëve edhe ai qe quhet si koka e grupit kriminal e qe mbante lidhjet me trafikantet e tjerë. Policia flet për 2 shqiptare te arrestuar, qe kishin lidhje te ngushta me trafikantet spanjolle, por pa përmendur emra.

Ne ketë operacion policia arriti te kape 790 pako me kokainë, si dhe sekuestroi automjete, telefona si dhe municione. Kjo organizatë mafioze transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia, duke përdorur një grup kriminelësh spanjollë, të cilët e njihnin mire këtë pune dhe kishin rrjetin e duhur për te bere shpërndarjen.

Droga transportohej ne valixhe te mëdha te zeza, maskuar si objekte te destinuara ekskluzivisht për transport. Mësohet se kokaina transportohej me avionë charter qe nga Kolumbia dhe sillej ne Spanjë, e cila me tej ishte baza për transportin e drogës ne Evrope.

Hetimet qe çuan ne sekuestrimin e 1 ton kokaine dhe 1.5 mln euro nisen nëntorin e kaluar. Pas disa hetimesh, agjentët mësuan për një organizatë kriminale shqiptare e vendosur në Spanjë, e cila fuste sasi te mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve me charter.

Agjentët zbuluan se krerët e grupit kriminal kishin lëvizur në Spanje për ta bere atë vendin hyrës te drogës ne Evrope. Hetuesit zbuluan gjithashtu një dërgesë të kokainës që ishte ruajtur në Madrid për shpërndarje të

Shpërndaje në


20 October 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget