Identifikohet trupi i gjetur në Kaliforni: Studentja shqiptare u godit në kokë
Trupi i pajetë i gjetur në veri të Kalifornisë i përket studentes shqiptare, Adea Shabani, e cila rezultonte e zhdukur prej më shumë se një muaji në Los Angeles.
25-vjeçarja nga Maqedonia u gjet në një zonë të largët, më shumë se 645 kilometra nga apartamenti ku jetonte në Hollywood.
Zyrtarë të zyrës së Sherifit në Nevada konfirmuan se trupi i përket së rese, e cila u identifikua nga tatuazhet. Shabani kishte marrë plagë të rënda në kokë, megjithatë shkaku ekzakt i vdekjes së saj është ende duke u hetuar.
Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, kreu i policisë së Los Angeles tha se autor i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë i dashuri i saj.
Lajme të ngjajshme:
Ka humbur jetën shqiptari në Zvicër, goditet nga një pllakë çeliku
Pas 22 vitesh arrati, arrestohet në Britani shqiptari më i kërkuar
VAZHDOJNË AKTIVITETET PËR KANALIN TELEVIZIV PËR MËRGATËN
MEMLI KRASNIQI PRITI ANËTARËT E KËSHILLIT NISMËTAR PËR KANALIN TELEVIZIV TË MËRGATËS
KANALI TELEVIZIV PËR MËRGATËN