Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri, gjatë vizitës së tij në Danimarkë, sot u prit në një takim miqësor nga kryetarja e Komunës së Rødovres, zj. Britt Jensen (socialdemokrate). Kryetarja e njoftoi kryetarin Nuhiu për historikun e komunës, politikat komunale dhe planet e komunës në të ardhëmen.
Kryetari Nuhiu në fjalën e vet, poashtu njoftoi kryetaren Jenssen për aktivitetet e Komunës së Tearcës, si dhe gadishmërinë e tij për bashkëpunim me Komunën e Rødovres.


Kryetari Neziri njoftoi për pozitën gjeografike të Komunës së Tearcës, ku kureshtjen e kryetares zgjoi fakti, se Komuna e Tearcës eshte komunë rurale dhe shtrihet në Fushën e Pollogut rëzë Malit Sharr.
Duke pasur parasyshë se kryetarja Jensen është adhuruese e natyrës dhe nga fakti se ajo vjen në punë me bicikletë, i la përshtypje natyra e bukur e Komunës së Tearcës dhe me shumë dëshirë e pranoi ftesën e kryetarit të Tearcës per një vizië në një të ardhëme të afërt.
Një faleminderim i vecantë i shkon zonjushes Arbëresha Useini, ansambleiste e Komunës së Rødovres, e cila e mundësoi takimin në fjalë dhe të gjithë bashkëatdhetarëve tanë që kontribuan për realizimin e këtij takimi.
Për mediat shqipëtare nga Danimarka, Adnan Aliti.

Shpërndaje në