Ju flet Radio Zëri i Kosovës
Ju flet Radio Zëri i Kosovës

Sot,më 20 gusht 2019, bëhen 30 vite kur filloi punën Radio Zëri i Kosovës në Kopenhagë,një nga radiot e para të gjuhës shqipe në Diasporë.
“Ju flet radio zëri i Kosovës
Ju flet radio zëri i Kosovës “
ishin fjalët zëkumbuese të dy priatareve: Shpëtime Fida e Emine Xhemajli që më 20 gusht të vitit 1989 po jepnin sihariqin e madh te të gjithë bashkatdhetarët në Kopenhagë e më gjerë se po fillon një epokë e re për shqiptarët e këtueshëm e më gjerë,të cilët tash e tutje do ta kenë mediumin e tyre informativ,kulturor e kombëtar …
Ky medium u emëru Zëri i Kosovës si sinonim i solidarizimit dhe dhënies zë e jehonë të kërkesave të drejta të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve që vazhdonin të ishin të shtypur nga sllavët serbo,maqedono e malazezo shovenist.
Filluam me gjysmë ore në Kanalin e Kopenhagës për të zgjeruar shumë shpejtë kohën e emitimit në 45 min e pastaj në 90 e më vonë në 3 orë në javë.


Me kalimin e kohës dhe fitimin e eksperiencës redaksia e rzk arriti të pavarësohet dhe t’i ketë edhe valet veta e kohën e emitimit prej 36 orë program javor në gjuhën shqipe.
Në vitin 2002 po kjo redaksi filloi të pregadisë e emitoj program prej 1 ore në javë edhe në tv,kështuqë akronomit të radios rzk iu shtua edhe akronomi tv për t’u bërë rtvzik.


Duke shikuar në retrospektivë punën e e këtij mediuimi mund të konstatohet se duhet të mburrën të gjithë kontribuesit e bashkëpunëtorët e radiotelevizionit të Kosovës me rolin historik që ka luajtur .
Zëri i Kosovës përjetoi dhe dhe kontriboi në zhvillimin e tri luftave çlirimtare të popullit tonë.
Krijoi dhe afirmoi vlera të mirëfillta kombëtare.Evidentoi dhe pasqyroi histori suksesi të bashkatdhetarëve tonë që me të arriturat e tyre nderuan Danimarkën por ia shtuan krenarinë gjithë shqiptarëve.
Jo vetëm për shqiptarët por siç cek me një rast eksperti i çështjeve ballkanike Tue Magnussen-rtvzik ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e demokracisë daneze duke zbuluar aferën Panteliç ku autoritetet daneze kishin autorizuar një avokat ultranacionalist serb për verifikimin e lëndëve të azilkërkuesve shqiptarë në Danimarkë…etj
Ditë pas dite, javë pas jave,muaj pas muaji sot mbushen plotë 30 vite të themelimit të Radio Zërit të Kosovës dhe emisioni i tij vazhdon edhe sot në evidentimin e pasqyrimin e vlerave të mirëfillta kulturore,sportive e të lëmive tjera (kombëtare) për shqiptarët e këtueshēm e mē gjerë.
Prandaj urime gjithë shqiptarëve për këtë jubile të rëndësishëm.
Në fund një falenderim dhe urim i veçantë për udhëheqësit Ibrahim Xhemajli, Ixhet Lutfiu dhe Adnan Aliti që për një kohë të gjatë kanë pasur barrën kryesore të funksionimit të rtvzik,të cilët edhe janë shpërblyer 2 herë nga Ministria e Diasporës së Kosovës.
Urime Urime Urime!

Rtvzik-Kopenhagë
20.08.2019

Shpërndaje në


20 September 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget