Është gjetur i vdekur këngëtari i njohur i “Self care”, Mac Miller. 26-vjeçari u gjet i vdekur në një dhomë në shtëpinë e tij në San Fernando Valley raporton “TMZ”.

Dyshohet se shkak i vdekjes është overdoza.

Mac Miller ka qenë shumë i komentuar edhe për lidhjen me Ariana Granden, një lidhje që përfundoi vetëm pak muaj më parë.

“Unë më mira të isha një reper koti, sesa një reper i droguar që s’del dot nga shtëpia e tij.

Overdoza nuk është cool. Nuk mbetesh në histori vetëm sepse kalove overdozë.

Ti thjesht vdes”, -ishte shprehur Mac në një dokumentar pak kohë më parë.

Në një foto bardhezi të viteve 1950, këngëtarja dhe aktorja Ertha Kit shihet e veshur me një kostum të dekoruar me motiv leopardi. Ajo duket sfiduese, me vetëbesim, dhe pranë saj është një gepard i lidhur me zinxhir.

Është foto ikonike, një nga fotot që tre dekada më parë frymëzoi balerinën Xho Ueldon të kërkonte historinë e motivit të leopardit. Zbulimet e saj janë përmbledhur në një libër: “Egërsia: Historia e Motivit të Leopardit”, ku Ueldon ndan në grupe, gjen origjinën dhe evolucionin e një prej motiveve më të kudogjendura të modës.

“Kit ishte pika e nisjes. Kur isha e vogël, mahnitesha prej saj”, thotë Ueldon në një intervistë. “Dukej fantastike me ato motive, një figurë e fortë. Por ishte gjithashtu grua e mençur. Për mua, motivet e leopardit ishin ato që i bashkonin këto dy aspekte”.

Rosalindë Rasëll vesh një fustan mëndafshi “Galanos” në një foto reklamuese për “Baba, i gjori baba, mamaja të vari në dollap dhe unë ndihem keq”, në vitin 1967. Foto nga Everett Collection

“Motivet e leopardit dhe pamjet me feline, në përgjithësi, janë përdorur për të treguar pushtet, pavarësi dhe vetëbesim për shekuj të tërë”, thotë Ueldon.

“Leopardët janë parë si kafshë të egra, shumë të zhdërvjella”, thotë ajo. “Mendoj se njerëzit ndiejnë një lidhje të lashtë me to.”

Historikisht, leopardët kanë luajtur një rol mbizotërues nëpër ikonografitë e botës. “Gruaja e Ulur e Çatalhöyük”, një figurë argjile, që mendohet të jetë bërë 6000 vite më parë, tregon një femër që e ka vendosur krahun mbi një leopard.

Një pllakë e gdhendur e Egjiptit të lashtë tregon Nefertiabetin, një princeshë egjiptiane, që ka fustani leopardi. Foto Everett Collection

Seshat, perëndia egjiptiane e mençurisë, përshkruhet shpesh e veshur me një gëzof leopardi apo gepardi. Perëndesha Xi Uangmu, e njohur gjithashtu si Nëna Mbretëreshë e Perëndimit në mitologjinë kineze, përshkruhet me dhëmbë tigri dhe me bisht leopardi.

“Gjatë shekujve të 18-të dhe të 19-të, gëzofet dhe rrobat e leopardit përdoreshin për të treguar pasuri dhe status”, thotë Ueldon. “Kur hymë në shekullin e 20, me prodhimin në masë, rrobat me motive leopardi hynë në tregjet kryesore dhe nisën të kenë domethënie moderne”.

Një trend evolucioni

Reputacioni i motiveve të leopardit ka pësuar ndryshime të shumta që atëherë. Janë quajtur provokuese dhe të ulëta, të rrezikshme. Edhe janë veshur nga yjet më të njohura, por edhe janë quajtur si rroba shumë të lira. Në botën e muzikës e të kinemasë, gratë e veshur me motive leopardi janë identifikuar si të liga, të cekëta e të lehta, gjë që Ueldon e vë në dukje me një sërë kapitujsh, të titulluar “Gruaja Trofe”, “Mamaja e Keqe” dhe “Femra Fatale”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha sot feston 29-vjetorin e lindjes, shkruan “Zëri.info”.

Bebe, gjatë ditës së sotme ka pranuar shumë urime për ditën e saj më të veçantë.

Prej këtyre urimeve nuk ka munguar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora që ta uroj atë.

Rita ka zgjedhur një fotografi që është bashkë me Bëbën duke u puthur.

Kujtojmë, se në mbrëmjen e MTV në Nju Jork, dy bukuroshet shqiptare kanë shkëmbyer puthje në buzë mes vete. /Zëri

Lindsey Pelas është një nga modelet më bombastike që keni parë.Ajo  ka vendosur t’i çmend të gjithë ndjekësit e saj me një foto super të nxehtë.

Pas koncertit të mbajtur më datë 3 qershor në Tiranë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka vendosur të kalojë disa momente relaksi.

Lexo më shumë

Modelja e njohur Kim Kardashian do të jetë mysafire në Shtëpinë e Bardhë pasditen e të mërkurës.

Lexo më shumë

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka performuar sonte në Kiev,para finales së ndeshjes  në Champions League Liverpool dhe Real Madrid (video e plotë)

Lexo më shumë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është bërë së fundmi subjekt i një artikulli të publikuar nga BBC.

Lexo më shumë

Rita Ora dhe Kosovare Asllani ,dy kosovaret të cilët kanë aritur suksese të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, janë takuar në Gjermani ku kanë bërë një foto të përbashkët.

Lexo më shumë

Ylli televiziv Kim Kardashian ka ndarë disa çaste të shkëlqyera me fëmijët e saj, North dhe Saint.

Lexo më shumë