Përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Evropë po marrin opsionin për të paguar për versionet pa reklama të platformave të mediave sociale, si një mënyrë për të respektuar rregullat strikte të kontinentit për privatësinë e të dhënave, tha të hënën Meta.

Duke filluar nga nëntori, përdoruesit në shfletues desktop mund të paguajnë rreth 10 euro në muaj ndërsa përdoruesit e iOS ose Android do të paguajnë afërsisht 13 euro. Çmimet më të larta pasqyrojnë komisionet e ngarkuara nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google për pagesat brenda aplikacionit, tha kompania në një postim në blog.

Tarifa do të mbulojë të gjitha llogaritë e lidhura në Facebook dhe Instagram deri në mars, kur Meta do të fillojë të tarifojë 6 euro për çdo llogari shtesë.

Prodhuesi japonez i makinave, Nissan, është kthyer në kompaninë e fundit që do të largohet nga tregu i Rusisë.

Kështu, Nissan u bashkohet dhjetëra kompanive të mëdha që janë larguar nga ky shtet, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Nissan ka thënë më 11 tetor se Komiteti i tij ekzekutiv e ka miratuar shitjen e fabrikës në Shën Petersburg si dhe qendrën e marketingut në Moskë.

Nissan ka nisur të prodhojë makina në Shën Petersburg më 2009.

Megjithatë, ajo ka ndalur punën në Rusi në muajin mars, pak ditë pas shpërthimit të luftës.

Kompania ka thënë se kushtet e kontratës i mundësojnë Nissanit që të blejë sërish biznesin në Rusi në gjashtë vjetët e ardhshëm.

Muajin e kaluar, edhe kompania tjetër japoneze, Toyota është larguar nga tregu rus.

Në maj të këtij viti, kompania franceze e makinave, Renault, ka thënë se do të largohet nga Rusia me kushte të ngjashme.

Renault ka thënë atëbotë se do t’ia shesë 100 për qind të aksioneve qytetit të Moskës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Komisioni i BE-së u ka kërkuar punonjësve të tij që ta fshijnë aplikacionin kinez TikTok sa më shpejt të jetë e mundur nga celularët dhe laptopët për shkak të rrezikut për sulme kibernetike dhe sigurinë e të dhënave.

Komisioni i BE-së u ndaloi punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat celularë ose laptopët e punës. Sipas Brukselit punonjësit duhet ta fshijnë aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur, afati i fundit është data 15 mars. Arsyeja e këtij vendimi është mbrojtja e të dhënave dhe shqetësimi për aksesin e mundshëm të shtetit kinez në kompaninë kineze të TikTok, Bytedance. Një zëdhënës i TikTok-ut u shpreh “i zhgënjyer” duke thënë se vendimi bazohet në një “gjykim të gabuar”.

Komisioneri i BE-së për Industrinë, Thierry Breton, tha se ndalimi i aplikacionit TikTok do të zbatohet gjithashtu edhe për pajisjet private të regjistruara pranë Komisionit. Ai theksoi se Bashkimi Evropian po i kushton vëmendje çështjes së sigurisë kibernetike. Masa synon të mbrojë Komisionin nga kërcënimet kibernetike. Breton nuk donte të komentonte ndonjë incident të mundshëm në lidhje me aplikacionin TikTok.

Kritika në mbarë botën

TikTok është në qendër të kritikave në mbarë botën për shkak të dyshimeve lidhur me privatësinë. Edhe autoritetet e SHBA-së e kanë ndaluar aplikacionin TikTok në telefonat celularë zyrtarë.

Shumë vende janë të shqetësuara për aksesin e mundshëm të shtetit kinez në kompaninë e TikTok-ut

TikToku ka një miliardë përdorues në mbarë botën dhe është veçanërisht i përhapur ndër brezin e ri. Në nëntor TikTok-u pranoi se punonjësit e kompanisë në Kinë mund të kenë akses në të dhënat e përdoruesve evropianë.

Hetime në Irlandë

Enti Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave ka nisur prej disa kohësh hetimet kundër Bytedance për shkelje të mundshme të ligjit të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Koncerni TikTok deklaroi se të dhënat e 125 milionë përdoruesve në Bashkimin Evropian janë të mbrojtura dhe se mbrojtja e të dhënave do të rritet. Kështu p.sh. në Evropë janë planifikuar të krijohen tri qendra të ruajtjes së të dhënave.

BE-ja mbështetet në rregullore të rrepta në hapësirën dixhitale. Ligji për Shërbimeve Digjitale i detyron p.sh. platformat online, që ndër të tjera të rrisin angazhohen më fort kundër urrejtjes dhe lajmeve të rreme në internet. Po ashtu dyqanet online duhet të verifikojnë identitetin e furnitorëve përpara se të ofrojnë produktet e tyre për shitje. Ligji për Tregjet Digjitale synon të parandalojë veprimet që bien ndesh me konkurrencën nga ana e kompanive të mëdha të internetit në BE.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, po ofron që ta blejë Twitter-in, duke thënë se kjo platformë e mediave sociale – të cilin ai e kishte kritikuar se nuk përmbush parimet e lirisë së shprehjes – duhet të transformohet në kompani private.

Në dosjen e një rregullatori të Twitter Inc. u tha të enjten se Musk, i cili është hisedari më i madh i kësaj kompanie, ka propozuar që të blejë aksionet e tjera të Twitter-it që aktualisht nuk i ka në pronësi, duke ofruar 54.20 dollarë për aksion, që në total do i binte 43 miliardë dollarë.

Musk tha se kjo ishte oferta më e mirë që mund të ofronte, edhe pse nuk ka dhënë detaje për financimin. Oferta nuk është e detyrueshme dhe i nënshtrohet kushteve të financimit dhe kushteve të tjera.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platformë për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një shoqëri funksionale”, citohet të ketë thënë Musk në një dokument drejtuar Twitter-it.

“Megjithatë, qëkur kam investuar, tani e kuptoj se kompania as nuk mund të përparojë e as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror, në formën siç është sot. Twitter duhet të transferohet në një kompani private”, shtoi ai.

Aksionet e Twitter u rritën në 47.83 dollarë, apo 4.5 për qind më shumë, por megjithatë vlera e tyre është më e ulët sesa ka ofruar Musk, që është një sinjal nga disa investitorë se marrëveshja me kreun e Teslas do të realizohet.

Twitter tha se ka pranuar ofertën e Muskut dhe do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo në bazë të interesave më të mira të hisedarëve të tij.

Një javë më parë, Musk ka blerë 9 për qind të aksioneve të Twitter-it, që e bëjnë atë hisedarin më të madh në këtë platformë sociale.

Miliarderi ka qenë mjaft kritik ndaj Twitter-it javët e fundit, veçmas për parimet e lirisë së fjalës.

Rrjeti social ‘facebok’ ka qenë në vazhdimësi platforma kryesore sociale në mes të audiencave më të reja, megjithatë këtyre viteve të fundit, ‘facebook’, po sfidohet nga rrejte të tjera sociale, si Instagram, “Piper Sandler”, Snapchat e TikTok.

Një raport që është  bërë në Amerikë përfshinë përgjigjet e 9.800 adoleshentëve amerikanë, me një  ndarje paraprakisht të barabartë midis të anketuarve meshkuj dhe ferma.

Raporti shikon disa elementë, por në platformat e preferuara të mediave sociale, të anketuarit treguan se: Snapchat është më i popullarizuari, me 34% të të anketuarve që tregojnë se është preferenca e tyre kryesore, TikTok doli i dyti me 29% të votave të njerëzve, Instagram ishte zgjedhja kryesore në mesin e 25% të të anketuarve

Kë to rezultate nuk po rezultojnë edhe shumë  të  habitshme, raporte të ngjashme kanë treguar vazhdimisht se Snapchat ka ruajtur popullaritetin e tij në mesin e përdoruesve adoleshentë, pavarësisht nga madhësia e tij më e vogël e audiencës në krahasim me Instagram.

Por Instagram ka kohë që ka mbajtur vendin e saj si preferenca kryesore e të rinjve.

Tani TikTok po “sfidon,” gjë që padyshim do të mërzisë Zuck dhe Co. dhe do të prishë planet e tyre për dominimin e plotë të mediave sociale.

Në të vërtetë, raportet kanë treguar që përfaqësuesit e Facebook kanë qenë të etur për të nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të TikTok në një përpjekje për të mohuar popullaritetin e aplikacionit.

Nga kjo mund të  themi që  facebook është  duke “ fituar,” por raporte të ndryshme kanë sugjeruar që angazhimi me aplikacionin kryesor të Facebook është në rënie me kalimin e kohës. Vetë Facebook nuk ka raportuar ndonjë statistikë zyrtare të përdorimit në lidhje me kohën e kaluar në ditë, që nga viti 2014 kur ndau që përdoruesit po kalonin 40 minuta në ditë në këtë  aplikacion. Në vitin 2016, Facebook gjithashtu raportoi se përdoruesit po kalonin më shumë se 50 minuta në ditë duke përdorur Facebook-un Instagram-in  dhe Messenger.

Sipas disa raporteve, njerëzit tani po kalojnë  rreth 37 minuta në  ditë  në  këtë  aplikacion.

Si përfundim i gjithë  kësaj sipas këtyre raporteve, Snapchat është më i popullarizuari, por Instagram sheh më shumë përdorim, ndërsa TikTok vazhdon të rritet.

Një raport i fundit zbulon detajet e plota të asaj çfarë pritet nga Apple më 13 Tetor. Në këtë aktivitet Apple do të prezantojë katër modele të reja iPhone por gjithashtu edhe një altoparlant HomePod.

Insajderi i njohur si Kang në rrjetin social Kinez Weibo tha se modelet e iPhone janë: iPhone 12 Mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Të katër modelet kanë teknologjinë 5G, nën-6Ghz dhe mmWave.

Ekrani Super Retina XDR që ishte ekskluzivitet vetëm i iPhone 11 Pro, tani do të ofrohet për mbarë linjën. Të katërt vinë me standardin Dolby Vision HDR.

iPhone 12 mini raportohet me ekran 5.4-inç dhe çmim bazë 699 dollarë. iPhone 12 ka ekran 6.1-in dhe çmim bazë 799 dollarë.

iPhone 12 Pro ka ekran 6.1-inç dhe çmim bazë 999 dollarë. Ky model vjen me kamër telefoto 4x dhe sensor LIDAR.

Së fundi iPhone 12 Pro Max ka ekran 6.7-inç me çmim bazë 1,099 dollarë. Ka të njëjtin sistem kamerash me iPhone 12 Pro por ajo telefoto ka zmadhim 5x.

iPhone 12 mini del në shitje në 13 dhe 14 Nëntor; iPhone 12 në 16 dhe 17 Tetor; iPhone 12 Pro në 16 dhe 17 Tetor dhe iPhone 12 Pro Max më 20 dhe 21 Tetor.

Përveç telefonëve të rinj, Kang thotë se Apple do të zbulojë karikuesit e rinj wireless “MagSafe” të cilët funksionojnë edhe me kasat e përshtatura të iPhone. 

Boeing realizoi me sukses fluturimin e provës të avionit më të madh në botë me dy motorë, 777X. Ky zhvillim vjen në kohën kur kompania po përpiqet të forcojë imazhin e saj pasi modeli 737 Max u përfshi vitin e kaluar në dy aksidente fatale ajrore që morën 346 jetë njerëzish. Avioni u ngrit në ajër pranë Seattle-it ndërsa udhëtimi i tij katër orë.

Një raport i ri investigues, i Komisionit të Inteligjencës në Kongresin amerikan ka nxjerrë të dhëna shqetësuese në lidhje me qëllimet e fshehura prapa teknologjisë 5G dhe kompanive teknologjike kineze, si Huaëei dhe Zte. Sipas përfundimeve të raportit të komisionit, agjencitë e zbulimit dhe partia komuniste kineze janë prej kohës në një partneritet me gjigandët e teknologjisë. Raporti, hartimi i të cilit është nisur që në vitin 2012 ka prodhuar pothuaj 50 faqe dossier, të cilat përmbajnë të gjitha frikërat e shërbimeve të fshehta amerikaner.

Ish shefi I komisionit të inteligjencës ka pohuar se qëllimi final i Pekinit është dominimi teknologjik i botës brenda shekullit XXI. Sipas analizës së Mike Roger, udhëheqësit kinezë po përpiqen që të kopjojnë ekzaktësisht atë që SHBA bëri pas Luftës së Dytë Botërore.

Strategjitë e Kinës sot synojnë investime në zhvillimin teknologjik si dhe kontrollin e burimeve duke përdorur kompani periferike. Udhëheqësit e Pekinit e kanë kuptuar mirë se sa shumë I ka dhënë avantazh ushtarakisht dhe politikës Shteteve të Bashkuara, supremacia në fushën e teknologjisë.

Në tekstin e raportit thuhet se “Kina përbën gjithashtu një sfidë të rëndësishme diplomatike, politike dhe ushtarake”, dhe më tej thuhet gjithashtu se “deri disa vite më parë ishte e vështirë ta interpretoje Pekinin si një konkurrent të Shteteve të Bashkuara, duke qenë se nuk kishte impaktin ekonomik global apo kapacitetet e amerikanëve. Ndërsa sot, skenari duket se ka ndryshuar dhe arsyeja e një metamorfoze të tillë duhet kërkuar mbi të gjitha në rritjen e tyre ekonomike eksponenciale, e cila nuk duhet të nënvlerësohet”.

Prapaskenat

Gjatë një interviste të dhënë për qendrën e studimeve Belfer të Universitetit të Harvardit, Roger ka zbuluar dhe disa prapaskena. Sipas tij, Pekini tashmë bën përpjekje për kontrollin e masave, duke përdorur sistemet e blerjes së biletavetë avionëve dhe trenave në mënyrë elektronike, me celularë dhe kompjutera, dhe po i përdor këto për monitorimin e lëvizjes së masave, individëve dhe familjeve.

Që në vitin 2016 në fakt britanikët kishin denoncuar instalimin e afro 140 milionë telekamerave dhe që në vitin 2020 do të jenë pothuaj 500 milionë. Një kontroll I tillë obsesiv teknologjik është shkelje e privatësisë dhe të drejtave të njeriut, por këto koncepte pak rëndësi kanë patur tradicionalisht në vendin e dragoit. / bota.al

Përditësimi i parë madhor i iOS 12 është lëshuar sot nga Apple – dhe ai është i gatshëm për t’u shkarkuar në të gjitha modelet e iPhone dhe iPad që e përkrahin.

iOS 12.1 sjell rregullimin e shumëpritur të një problemi të kamerës së përparme të iPhone XS dhe XR, që e zbukuronte pa dëshirën e përdoruesve lëkurën e tyre në fotografitë e realizuara.

Versioni i ri i iOS vjen po ashtu me ’emoji’ të rinj – gjithsej 70. Është shtuar ’emoji’ për tullacët, për kaçurrelët, për mustakoçët dhe për flokëkuqtë.

iOS 12.1 gjithashtu aktivizon opsionin për dy karta SIM për iPhone XS dhe XR, si dhe opsionin për FaceTime në grup, me deri në 32 persona njëkohësisht. 

Versioni zyrtar i iOS 12 do të lëshohet më 17 Shtator për të gjithë dhe do të jetë i disponueshëm për iPhone 5s dhe të gjitha modelet më të reja.

Ndërsa për përdoruesit që kanë të instaluar versionin beta, që sonte është i disponueshëm versioni Golden Master që është gjithashtu edhe versioni final i iOS 12.

iOS 12 përqëndrohet kryesisht tek performanca e pajisjeve më të vjetra të cilat do të punojnë më shpejt duke përgjysmuar kohën e hapjes së një aplikacioni. 

iOS 12 mund të instalohet në të gjitha pajisjet që aktualisht punojnë me iOS 11.