Anthony Joshua do të boksojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë, pasi u konfirmuar se ai do t’i mbrojë titujt e tij të botës në kategorinë e rëndë IBF, WBA dhe WBO kundër Jarrell Miller më 1 qershor.

29-vjeçari do të boksojë kundër Millerit në Madison Sqaure Garden në shtëpinë e amerikanit të papmoshtur në Nju Jork, transmeton Gazeta Express.

Milleri, i cili i ka 23 fitore dhe një barazim, nuk ka luftuar asnjëherë për titullin e kampionit të botës në karrierën e tij.

Milleri po ashtu i ka fituar me nokaut 20 nga 23 lufterat e tij, megjithatë këtë herë do ta ketë një kundërshtar të një niveli shumë më të lartë

Liga Profesioniste e Futbollit mori miratimin nga ana e klubeve të Superligës muajin e kaluar dhe pa vonesë është nisur të mendohet për strukturimin e saj. Qëllimi kryesor i Ligës është përmirësimi i financave të klubeve, që vazhdimisht kanë patur probleme, aq sa UEFA në raportin e fundit përmend faktin se pjesa dërrmuese e të ardhurave sigurohet nga shpërblimet e saj.

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libovova thotë për TV Klan se çfarë do të ndryshoje në futbollin shqiptar.

“Besoj që balanca do të anojë te burimet dhe të ardhurat që vetë klubet, vetë Superliga do të sigurojë për anëtarët e saj. Nuk do të nënvlerësohet burimi i UEFA-s, pasi është e një ardhur e vazhdueshme  sidomos për investimet në infrastrukturë, ndërsa organizimi i lojës dhe shpenzimet do të përballohen nga burimet që do të gjejë Superliga”, tha Edvin Libohova, President i Ligës Profesioniste të Futbollit.

Përveç të ardhurave që do të vijnë nga të drejtat e imazhit dhe ato tregtare, Liga do të ketë ndikim në komisione, përfshi arbitrat.

“Vetë Liga duke përfaqësuar interesat e klubeve do të ketë ndikimin e saj në komisionet e Disiplinës, Etikës e Arbitrave dhe organizmin e garës.”

Me krijimin e Ligës, sipas Edvin Libohovës do të ketë më tepër garanci edhe për futbollistët.

“Një nga prioritet do të jetë regullariteti i marrëdhënies së futbollistëve me klubet dhe klubeve përbrenda tyre që ky problem të shkojë drejt zgjidhjes.”

Parashikohet që Liga Profesioniste e Futbollit të nisë aktivitetin prej sezonit të ardhshëm.

Kërkimet për sulmuesin Emiliano Sala vazhdojnë ende, tashmë në mënyrë private.01

Për lojtarin argjentinas nuk ka asnjë gjurmë që prej ditës së hënë, kur avioni privat me të cilin po udhëtonte u zhduk në ngushticën e La Manshit, ndërkohë që po udhëtonte nga Franca për në Angli.

Lojtari sapo kishte nënshkruar me skuadrën e Cardiff (luante me Nantën), fanellë të cilën nuk e veshi asnjëherë.

Në nder të lojtarit, Federata Angleze e Futbollit vendosi që në ndeshjet e Kupës (FA Cup), skuadrat të luanin me një shirit të zi në krah. Por në ndeshjen Everton-Millwall nuk është respektuar kjo kërkesë.

Të dyja ekipet kanë refuzuar të mbajnë shiritin e zi në krah, pasi sipas tyre nuk ka ende asnjë komunikim zyrtar për vdekjen e futbollistit. Sipas tyre, ata shpresojnë në gjetjen e lojtarit.

Sfida e djeshme në Serinë B mes Palermos dhe Askolit ka sjellë një episod që nuk e shohim shpesh në një ndeshje futbollit.

Protagonist absolur u bë portieri i Askolit, Perukini, në minutën e 26-të të ndeshjes.

Njëri nga mbrojtësit e Askolit e ka kthyer topin te portieri të cilit fillimisht i ikën nga këmba, por gjithsesi e arrin sërish.

Në tentativë për të dribluar një kundërshtar që po i bënte presing, ai nuk e ka llogaritur hapësirën duke shënuar në portën e tij një autogol mjaft të bukur dhe të çuditshëm njëkohësisht.

Video u shpërnda me shpejtësi dhe po bën namin sot në internet.

Luftëtari Ilir Latifi është gati për duelin në UFC 232 me Corey Anderson, që do të zhvillohet më 29 dhjetor.

Latifi, që ka 14 fitore dhe 5 humbje, duelin e fundit në kafaz e ka me 24 shkurt të këtij viti, kur mundi Ovince Saint Preux, ndërkohë që i ka fituar dy përballjet e fundit, duke iu afruar shumë majës së peshës “light heavyweight”.

“Jam i përqendruar në luftën time. Kam rutinat që duhet të bëj, por natyrisht që jemi një ekip, dhe kemi ardhur këtu si një ekip dhe kemi pasur një kamp së bashku, kështu që natyrisht ju i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh, por ju duhet të jeni fokusuar në lojën tuaj”, deklaroi Latifi para duelit të nesërm, i pyetur per shokun, Alexander Gustafsson, i cili mund të mos duelojë me Jon Jones për shkak debatit pë doping

Brexit ka bërë që në pah të del një problem tjetër në Premier Ligë. Skuadrat e tyre do të kufizohen vetëm në 12 lojtarë të huaja, një rregull kjo që do të bëj ndryshime radikale në filozofinë e tyre të futbollit

Ky plan është shkruar sot në The Times, në një raport ekskluziv, i cili nuk do të jetë efektiv menjëherë për shkak se duhet të bëhet shmangie nga kontratat e tanishme, por mund të shkaktojë tërmet edhe në futbollin europian.

Përfundimet e Brexit mund të jenë të paparashikueshme, pasi që askush nuk mund ti ikë, të paktën ndoshta në fillim, por më vonë pa dyshim do të sjell pasoja.

Në njërën anë, do të lëntë shumë lojtarë jo britanik pa rinovuar kontratat dhe me të ardhmen e tyre në ajër, në anën tjetër, do të ndikonte në nivelin e ligës që për momentin është më konkurruesja në botë duke falënderuar edhe importin e talenteve të huaj.

Për momentin, 13 nga 20 klubet e Premier Ligës nuk i përmbushin këto kërkesa që ka propozuar Brexit, e në mesin e tyre janë gjashtë klube që luajnë në gara europiane.

Është përplasur helikopteri i pronarit të Leicester Cityt afër stadiumit të klubit.

Helikopteri i presidenti të klubit anglez Vichai Srivaddhanaprabha është përplasur jashtë stadiumit të Leicesterit “King Power Stadium”, disa minuta pas barazimit me West Hamin të shtunën mbrëma

Ende nuk është konfirmuar se kush ka qenë në helikopter, përveç Vichait nuk ka qenë dikush tjetër nga familja e tij në stadium gjatë ndeshjes.

Zona rreth pjesës ku është përplasur helikopteri, njerëzit në stadium janë evakuuar, thuhet se disa lojtarë të Leicesterit ishin ende brenda stadiumit.


Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Mesfushori me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga babai i Labinotit, Ismeti, i cili tregon për mediat suedeze, se rreth orës 10 të mëngjesit, 32-vjeçari u rrëzua në shtëpi, pas një goditje në zemër. Edhe pse ai u transportua me ambulancë në spital, nuk arriti të shpëtonte.

Karriera e Harbuzit ishte tepër e pasur, teksa u aktivizua me klube si Fejnord, Ekselsor, Malmo, Genclerbirlig, Manisaspor, Syrianska dhe së fundi ishte pjesë e Malaka Junajtid.

Revista e famshme franceze, “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën me 30 futbollistët, që do të jenë kandidatët për të fituar Topin e Artë 2018, çmimin më prestigjoz individual.

Prej 10 edicionesh, ky trofe prestigjoz është fituar vetëm nga dy futbollistë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 5 Topa të Artë secili, ndërsa këtë vit janë rritur pritshmëritë që hegjemonia e tyre të prishet.

Kjo pasi ka qenë pikërisht kroati Luka Modriç, ai që ka fituar çmimet Lojtari më i mirë i Vitit, si nga UEFA, ashtu edhe nga FIFA, ndërsa këtë herë është gjithashtu në listën e të nominuarve për të fituar edhe Topin e Artë.

Përveç Modriç, kandidatë potencialë që mund të thyejnë hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo, janë edhe francezët Kylian Mbappe dhe Antoinne Griezmann, të cilët ishin protagonistë në Botërorin e fituar në Rusi dhe për më tepër, kanë një rol të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Lista prej 30 futbollistësh të nominuar është ekskluzivitet i revistës “France Football”, ndërsa fituesi do të shpallet nga votat e një jurie ndërkombëtare, prej 173 gazetarësh (nga një për çdo shtet), të cilët e bazojnë votën e tyre në bazë të trofeve të fituar, kualitetit dhe karrierës së lojtarëve.

Çdo gazetar bën renditjen e 5 të preferuarve të tij, ku të parit i jep 6 pikë dhe të tjerëve, nga i dyti, te i pesti, u jep përkatësisht 4, 3, 2, dhe 1 pikë, ndërsa futbollisti që do të grumbullojë më shumë pikë, do të marrë edhe Topin e Artë, në një ceremoni spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 3 Dhjetorit në kryeqytetin francez, Paris.

“Trofeu Kopa”

Këtë vit për herë të parë “France Football” do të japë edhe trofeun Kopa (në nder të ish futbollistit francez Raymond Kopa), ose ndryshe Topi i Artë për futbollistët nën 21 vjeç, çmim për të cilin janë nominuar 10 futbollistë, dhe për ta do të votojnë 33 fituesit e Topit të Artë ndër vite, që janë ende gjallë.

Nominimet për Topin e Artë:

Dillon Danis, shoku i ngushtë i Conor McGregorit, ka marr vëmendje të madhe mediatike.

Luftëtari profesionit i UFC-së është 25 vjeçar nga New Jersey dhe është pjesë e stafit të irlandezit, që i ka ndihmuar atij që nga viti 2016 në stilin e kapjes së kundërshtarëve në luftimet në kafaz.’

Danis ka arritur që të jetë në vëmendjen e medieve, pas fyerjeve që ia bëri Khabibit, e që u sulmua nga ky i fundit, përcjell “lajmi.net”.

Rusi ishte sulmuar edhe më parë nga stafi i McGregorit, por që kjo e fundit solli përmasa më të mëdha.

Khabib kishte premtuar se do të hakmerrej për sulmin ndaj autobusit të tij, andaj fyerjet që iu bënë pas meçit ndaj irlandezit, bënë që ai ta kaloj edhe tetëkëndëshin dhe t’i qëroj hesapet me ta.

https://youtu.be/VyqYMzvj5yA