‘Riviera Shqiptare është një nga brigjet e fundit te paprekur ne Mesdheun Europian. Ata që duan të përjetojnë origjinalitetin e tyre duhet të nxitojnë, sepse tashmë ka plane të mëdha për këtë zonë’.

Lexo më shumë

A duhet vetting për pasuritë e politikanëve? Kjo është një pyetje që vetë politikanët nuk kanë fort dëshirë t’i përgjigjen.

Lexo më shumë

Aksioni për kontrollin e cilësisë së qumështit ka filluar zbatimin në terren.

Lexo më shumë

Protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka zgjatur shumë pak, ndërkohë që ra në sy pjesëmarrja shumë e vogël.

Lexo më shumë

Ajo që ka paralajmëruar “Pamfleti” disa ditë më parë se Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të marrë sitiatën në dorë në Shqipëri, me mbështetjen amerikane dhe të BE tashmë po realizohet hap pas hapi.

Lexo më shumë

Sali Berisha dhe Ilir Meta dy bajlozët e fundit të krimit dhe korrupsionit në Ballkan që pritet të përfundojnë pas hekurave, Gruevski u ndëshkua për makinën 600 mijë euro, Berisha blen makinë 700 milionë lekë dhe helikopterë 70 milionë euro

Lexo më shumë

Sonte në mbrëmje në Shqipëri do të ekstradohet Izet Haxhia. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën që pritet të ndodhë.

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Lezha për procesin e vettingut duke marrë si shembull skandalin e madh të përvetësimit të pronave në bregdetin e këtij qyteti.

Lexo më shumë

Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, dhe kjo vjen si pasojë e importeve të pakontrolluara. Ndërsa mielli i përdorur ndaj prodhimeve të bukës rezulton se është me cilësinë më të ulët në Europë.

Në vitin 2014, vendimi i ish-ministrit Panariti për lejimin e importit të miellit me cilësi nën 12% hapi rrugën e abuzimit, duke lejuar që në vend të importohej edhe miell me nivel proteine më të ulët, duke u justifikuar se do të përdorej për biskota, ëmbëlsira, etj. Ndërkohë, mielli dhe gruri do të importohej kryesisht nga Serbia dhe Rusia. Në atë kohë, ministri këmbëngulte se analizat e këtyre importeve dilnin brenda normës, dhe se buka bëhej vetëm me miell, maja dhe ujë.

Ndërsa po të flitet për sot, thuajse të gjitha furrat e bukës prodhojnë edhe ëmbëlsira. Kjo e bën akoma më të vështirë gjurmueshmërinë e Inspektorëve të AKU-së, për të konstatuar nëse në furrat e bukës mielli me proteinë të ulët përdoret edhe për bukën.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se për vitin 2017 janë importuar rreth 36 ton miell gjithsej. Rreth 40% e kësaj ngarkese 14 776  ton, është importuar nga Kosova, në vend të dytë është Serbia me 12 945 ton, e ndjekur nga Greqia, Mali i zi, Maqedonia, Bullgaria, Italia dhe në fund Austria me 9 ton.

Nga 36 ton janë importuar 308 ngarkesa me miell,  proteina e të cilit është  mbi  12%, me një sasi prej 9 554 ton. Rreth  4  fish më pak se sasia e miellit me proteinë nën 12% , e cila është 27 125 mijë ton. Përsa i përket  ngarkesave me grurë janë importuar 393 të tilla me proteinë nën 12% me sasinë 8340.956 ton.

Në vendin tonë janë importuar rreth 215 802 ton grurë. Më shumë se 50% e kësaj sasie, rreth 147 594 ton është importuar nga Rusia, më pas vjen  Serbia me 51 588 ton,  e ndjekur nga Ukraina, Maqedonia, Kroacia, Italia, Greqia, Mali i Zi dhe e fundit Turqia me 47 ton.

“Fiks Fare” ka zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova, i cili ka cilësinë më të dobët të proteinës nën 12 %. Fiks Fare ka kryer analizat e miellit që është sot në tregun shqiptar, një pjesë e madhe e të cilit ka rezultuar me proteina nën nivelin e lejuar.

Fiks Fare analizoi 18 mostra, produkte mielli, ambalazhi 1 kg dhe 25 kg. Analizat e përqindjes së proteinës u kryen pranë ISUV. Nga këto analiza rezultuan se 6 produkte miell për bukë, ishin nën nivelin e proteinës 12% .

Produkte që kanë rezultuar nën normën e deklaruar në etiketë, dhe nën  normën e proteinës më ligj janë 6:

Kodi  Firma e produktit % Pro. në
etikete
% Pro. në
analiza
Lloj i miellit  Origjina
4 Tradicional Serbi 11.31% Për bukë  Serbi
9 Ola Atlas 13% 11.15 Për bukë  Shqipëri
13 Finesa Besnik.shpk Atlas 12.5% 10.92% Për bukë  Kosovë
15 Sillosi Dellino 13% 10.92% Për bukë  Kosovë
17 Premium 12% 10.66% Për bukë  Serbi
18 Sillosi Sofra 12% 11.11% Për bukë  Kosovë

 

Importi i Miellit  2017/ 36 679 ton/ Vendi i origjinës

KOSOVA  14 776 ton

SERBIA      12 945 ton

GREQIA    5007 ton

MALI I ZI   3 298  ton

MAQEDONIA   280 ton

BULLGARI  196 ton

ITALIA   165 ton

AUSTRIA   9 ton

Importi i Grurit/ Gjithësej 215 802 ton/ Vendi i Origjinës

RUSIA   147 594 ton

SERBIA 51 588 ton

UKRAINA             6 010 ton

MAQEDONIA     5 531 ton

KROACIA             1 428  ton

ITALIA   2 406  ton

GREQIA                784  ton

MALI  I ZI             102  ton

TURQIA                47  ton