Sipas Tv Klan, ‘Telekom Albania’ është në shitje. Operatori i dytë më i madh në treg i telekomunikacionit do t’i shitet kompanisë ‘Telekom Serbia’.

Në garë me Telekom Serbia janë edhe dy kompani bullgare, Vivacom, në pronësi të biznesmenit Spas Rusev dhe Globul Telenor, një tjetër operator në fushën e telekomunikacionit në Bullgari. Propozim për blerjen e aksioneve të Telekom në Shqipëri ka bërë edhe manjati grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmave Motor Oil Hellas dhe Vegas Oil and Gas.

Kompania ende nuk ka shpallur një lëvizje të tillë në pronësinë e kapitaleve të saj, por burime konfidenciale për televizionin Klan thonë se ofertat e dorëzuara nga të gjitha shoqëritë janë hapur, dhe më e larta ka rezultuar ajo grupit serb.

CIA shpall bosët e drogës dhe politikanët e lidhur me ta armikun numër një për SHBA, droga ka vrarë më shumë amerikanë se të gjitha organizatat terroriste, plan për goditje të pamëshirshme të kapove të drogës dhe politikanëve të lidhur me trafiqet dhe në Shqipëri

CIA amerikane, tashmë nën drejtimin Gina Haspel, do të nisë një aksion të ri, afatgjatë, të gjithanshëm dhe të pamëshirshëm në të gjithë botën, kundër kultivimit dhe trafikimit të të gjitha llojeve të drogës. Lufta e CIA-s do të përqendrohet edhe në Evropë, duke goditur bosët e trafiqeve dhe politikanët që i mbështesin.

Vendimi për aksionin e ri është marrë pas një analize të hollësishme, ku ka rezultuar se droga ka vrarë më shumë amerikanë se sa të gjitha organizatat terroriste në botë së bashku. Ky studim i bën bosët e drogës në të gjithë vendet, bashkë me politikanët dhe qeveritë e lidhura më ta, armikun numër një për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për strategjinë, Gina Haspel, është shprehur: “Asnjë sfidë e huaj nuk ka patur një ndikim më të drejtpërdrejtë mbi familjet dhe komunitetet amerikane sesa rrjedha e opioideve dhe ilaçeve të tjera në vendin tonë. Kjo është arsyeja pse CIA do të investojë më shumë në përpjekjet tona kundër narkotikëve jashtë vendit për të luftuar këtë kërcënim të tmerrshëm, një që ka vrarë më shumë amerikanë se çdo terrorist ndonjëherë”.

Po pse strategjia e re e CIA-s do të përvëlojë politikanët shqiptarë dhe bosët e drogës nën hijen e tyre? Në të gjitha raportet e viteve të fundit të Departamentit Amerikan në Shtetit, Shqipëria është futur në rreth të kuq si vendi kryesor, përmes të cilit furnizohen me drogë të gjitha linjat e trafikut nëpër Evropë, por edhe linja drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në raportin e fundit, DASH thotë: “Shqipëria mbetet një ndër vend burimet kryesore të marijuanës, por edhe rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën, e destinuar për në vendet e Bashkimit Evropian”. Raporti e cilëson Shqipërinë si portën kryesore të shpërndarjes së heroinës në të gjithë Evropën. “Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme të marijuanës duke qenë një vend burimi për të dhe një vend tranziti për kokainën dhe heroinën afgane”, thuhet në raport.

Në një tjetër raport të vitit 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit, sigurisht bazuar edhe në informacionet e CIA-s, thotë se Shqipëria është vendi kryesor për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit. Në raport thuhet: “Shqipëria ka një ekonomi të madhe cash dhe informale, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore. Institucionet financiare kryejnë transaksione, të cilat përfshijnë shuma domethënëse parash që burojnë nga trafiku i drogës. Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.

Pra, për SHBA tashmë është e qartë se kush është vendi kryesor në Evropë për marijuanën dhe trafikun e drogërave të forta, për pastrimin e parave të pista dhe për politikanët e lidhur me drogën. CIA ka informacione të detajuara se si krerët e politikës shqiptare kanë përdorur pushtetin dhe institucionet shtetërore për të krijuar ‘Republikën e kanabisit” në Lazarat. CIA ka të dhëna të hollësishme se kush janë politikanët më të lartë shqiptarë që lejuan kanalizimin e të gjithë Shqipërisë dhe më pas pastrimin e parave të drogës. CIA dhe FBI kanë dosjet e plota për politikanët e lidhur ngushtë me bosët e drogës, për politikanë dhe pushtetarët që po u pastrojnë kapove të drogës paratë e pista, përmes tenderave dhe kontratave publike.

Shembulli më i qartë i kapjes së krerëve të shtetit nga bosët e drogës dhe trafiqeve, është edhe Eskobari i Ballkanit, Klemend Balili, i lidhur ngushtë me dy kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Të gjitha ata që kanë ende dyshime, të shikojnë videot kur Ilir Meta mban një fjalim special gjatë inaugurimit të hotelit të Balilit në Sarandë, i ndërtuar me paratë e drogës, të shohin dokumentet se kush e emëroi Balilin drejtor dhe cili ministër i LSI i dha mbi 90 hektarë tokë bujqësore. Një tjetër shembull është deklarata publike e Sali Berishës që krijimi i Republikës së Drogës në Lazarat ka një vendim politik i tij. Një tjetër shembull është lidhje e Edi Ramës me kapot kryesorë të drogës dhe krimit në Shqipëri, të cilët i futi edhe në parlament dhe i vuri në krye të bashkive. Një tjetër shembull, është heshtja mafioze e Lulzim Bashës për sasinë rekord të kokainës së kapur në Durrës, ku pas operacionit kanë ndodhur disa vrasje mafioze.

SHBA, përmes ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, u ka dhënë disa mesazhe të forta krerëve të politikës shqiptare. Për mos kapjen e Balilit, Lu ka deklaruar: “Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, qeveria, policia dhe prokurorët nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin që ta arrestojnë”. Të mos kesh vullnet për ta arrestuar, do të thotë se mbron Balilin, je peng i tij apo ke lidhje të forta me të. Tashmë, pas disa vitesh paralajmërimesh përmes raporteve dhe deklaratave publike, si dhe shumë dokumenteve dhe letrave kofidenciale, CIA do të hidhet në veprim.

Laboratori anglez që kishte marrë përsipër ekspertizën e audiopërgjimit të publikuar nga Partia Demokratike për vëllanë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, në Tiranë.

Në materialin që është në fazën e përkthimit për t’ju dorëzuar Krimeve të Rënda, ekspertët anglezë thonë se nuk mund të shprehen me siguri të plotë lidhur me vërtetësinë e bisedës dhe personat e përfshirë në të.

Kjo pasi sipas tyre, materiali i dërguar për ekspertim nuk ka qenë origjinal, por një kopje e regjistrimit i cili duket se ka pasur ndërhyrje.

Burime për Ora News kanë bërë me dije se sipas përgjigjes së mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, materiali i dërguar nuk është origjinali që pretendohet se është regjistruar në Vlorë, madje dhe regjistrimi nuk është i plotë.

Për këtë arsye ekspertët në konkluzion rezervohen për të folur me 100 për qind në lidhje me origjinalitetin e regjistrimit.

Burime nga hetimi thanë se ekspertët e huaj kanë konstatuar se në bisedën e transmetuar ka shkëputje dhe ndërhyrje të zërave.

Gjithashtu ekspertët janë shprehur me përqindje edhe mbi kërkesën për përputhshmërinë mes zërit të Agron Xhafajt dhe atij që është në përgjim.

Përgjigja e ekspertizës ndodhet ende në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ende nuk ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi gjithë materiali është ende duke u përkthyer nga gjuha angleze.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme dy ditët e fundit, nuk e mohuan mbërritjen e konkluzionit të ekspertizës nga Anglia, por as nuk e pohuan këtë fakt, shkruan Oranews.

Krahas përgjigjes së mbërritur nga ekspertët e huaj organi i akuzës ka marrë edhe rezultatet e qelizave telefonike te personave të përfshirë përgjim, vendet ku janë ndodhur në momentet kur janë bërë bisedat dhe më pas hetuesit kanë bërë edhe kryqëzimin e këtyre të dhënave.

Pas një analize të të gjitha fakteve pritet që Prokuroria e Krimeve të Rënda të marrë vendimin për ecurinë e çështjes.

Madje mësohet se për këtë dosje mund të ketë dhe të ndaluar pas shqyrtimit të plotë të saj.

Audiopërgjimi i cili tronditi politikën u publikua nga Partia Demokratike disa muaj më parë.

Sipas PD-së,  rasti ishte një investigim i gazetarit Jetmir Olldashi i cili kishte hetuar trafikun e drogës duke përdorur si bashkëpunëtor Albert Veliun, i njohur ndryshe në Vlorë edhe me emrin Babale.

Sipas Olldashit, ai kishte degjiuar se vëllai i Ministrit të Brendshëm kishte lidhje me trafikun e drogës dhe për të provuar këtë kishte infiltruar Albert Veliun, i cili kishte patur më parë njohje me Agron (Geron) Xhafën.

Ai ka pretenduar se biseda është bërë në lokalin e Agron Xhafajt në Vlorë, ku ky i fundit kishte pranuar të ndihmonte Babalen për një ngarkesë kanabisi drejt Italisë.

E gjithe biseda është kundërshtuar menjeherë nga vëllai i Ministrit të Brendshëm, i cili ka mohuar të ketë qenë ai në bisedë.

Agron Xhafaj bëri një kallzim në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që menjëherë u vetëdorëzua në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë atje ndaj tij.

Janë publikuar pamjet e plota të arrestimit të 11 anëtarëve të grupit “Bajri”.

Në aksionin e publikuar nga Policia e Shtetit shohim se një pjesë e grupit ishin duke luajtur bilardo në kryeqytet. Pjesë e këtij arrestimi është edhe Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës. 34 vjeçari u vu në pranga dje në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe ish portieri legjendar i Vllaznisë Armir Grima dhe ish portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi,ndërkohë që dy persona të tjerë janë ende në kërkim.

Operacioni i koduar ‘Oaz’ u realizua në Tiranë, Shkodër dhe Holandë. Finalizimi i operacionit erdhi pas një hetimi 6 mujor në bashkëpunim me organet holandeze. Ndërkohë policia është ende në kërkim të Enver Bajrit, i cili është cilësuar si “koka e grupit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/268949630408431/

Në rrugëtimin e saj transformues, për t’u shndërruar në një qytet europian, Tirana ka rrëmbyer një tjetër vlerësim të rëndësishëm në Lisbonë.

Pas çmimit në Barcelonë për sheshin “Skënderbej” dhe atij në Londër për Pazarin e Ri, kryeqyteti shqiptar është përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare, si një ndër qytetet që ka pësuar transformimin më të thellë në Europë.

Kandidatët e finalistët për të rrëmbyer Çmimin e Aksionit më Transformues 2018 u zbuluan në Festivalin URBACT, i mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, ku kryeqyteti shqiptar u rendit mes Bolonjës dhe Ghentit.

Çmimi, i cili jepet nga ICLEI – Qeveritë Lokale për Qëndrueshmërinë, Rajoni Bask dhe Qyteti i Aalborg (Danimarkë), shpërblen veprat transformuese në vijim ose të përfunduara në kategori socio-kulturore, transformimin socio-ekonomik dhe teknologjik.

Nga një garë e fortë prej 40 aplikimesh u përzgjodhën tre qytete: Tirana (Shqipëri), për rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit, duke luftuar shtrirjen urbane; Qyteti i Bolonjës (Itali), për marrëveshjen e bashkëpunimit me qytetarët e tyre, për të rritur angazhimin qytetar dhe rigjenerimin e qendrave urbane; si dhe qyteti i Ghent (Belgjikë) për transformimin e sistemit vendor të ushqimit të qytetit, nëpërmjet modeleve të pjesëmarrjes së qeverisjes.

Anëtarja e jurisë dhe kryetarja e Komisionit, Cor Lamers, tha: “U ndjeva jashtëzakonisht e lumtur kur zbulova se Çmimi i Aksionit më Transformues 2018, tërhoqi aq shumë aplikantë nga e gjithë Evropa. Këto projekte pjesëmarrëse i bëjnë komunitetet dhe ekonomitë tona lokale më përfshirëse, të gjelbra dhe të qëndrueshme. Si rezultat, ata u japin qytetarëve tanë një cilësi më të mirë jetese. Shpresoj se këto nisma do të shërbejnë si shembuj që do të përsëriten kudo dhe do të krijojnë një reaksion zinxhir të aksioneve transformuese në rajonet dhe qytetet tona”.

Duke përgëzuar kandidatët e përzgjedhur, Hakan Lucius, anëtar i jurisë dhe shefi i Divizionit të Shoqërisë Civile, në Bankën Europiane të Investimeve, tha: “Duke përfaqësuar diversitetin gjeografik të Evropës, këto tre qytete arritën të adresonin komponentë të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm, veçanërisht përfshirjen sociale, zhvillimin urban dhe ushqimin, duke përfshirë në mënyrë kuptimplotë të gjitha palët e interesuara. Veprimet e tyre inovative janë sfida kryesore për të ardhmen tonë të përbashkët dhe duhet të jenë frymëzues për të gjithë aktorët e angazhuar për qëndrueshmëri”.

Pylli Orbital, një balancë mes qytetit dhe rizbulimit të natyrës

Në një kohë kur disa vende po flasin për mure, Tirana është duke ndërtuar një “mur” pemësh, për t’i dhënë oksigjen qytetit. Objektivi strategjik numër një i Planit të Përgjithshëm Vendor të Boerit, propozon një “Pyll Orbital” prej 2 milionë pemësh, që do të rrethojnë Tiranën, e që do të shërbente si një brez i gjelbër, për të parandaluar shtrirjen urbane.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve,” thotë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: “Një qytet për fëmijët tanë, është një qytet për të gjithë ne. Unaza pyjore është dendësuar nga “pemët e ditëlindjeve” të fëmijëvë, të cilat janë mbjellë nga prindërit. Ne jo vetëm krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, por gjithashtu rrisim fëmijë që do ta mbajnë të sigurt të ardhmen”.

“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, ka nisur fluturimin e parë Tiranë-Stamboll, me studentët e ekselencës.

I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri Rama u uroi studentëve rrugë të mbarë, ndërsa iu drejtua duke u thënë se ata janë fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër. I pranishëm në Rinas në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se studentët e ekselencës janë këmba më e mbarë për të nisur historinë e fluturimeve të kompanisë së parë ajrore shqiptare.

“Këtë fluturim të parë të muajit të testit e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës, është një fluturim simbolik. Gjatë gjithë muajit do të ketë disa të tillë. Arsyeja se përse na shkoi mendja te ju, është sepse jeni, fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe respektin dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë. Erdha vetëm të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur jeni këmba më e mbarë për kompaninë tonë të flamurit. Tani do ia jap fjalën një vajze, që e kam takuar për herë të parë në gjimnazin ‘Ali Demi’ në Vlorë, ndërsa sot është studente e ekselencës por nuk jam i autorizuar ta ndaj publikisht, por i uroj vërtetë t’ia dalë”, tha Rama.

Pasditen e së premtes, avioni Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku do të zhvillohet dhe një ceremoni inaguruese.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Pas dy javësh, të gjithë makinat që do të kalojnë në tunelin e Kalimashit do të paguajnë tarifë. Pavarësisht nga protestat e dhunshme të disa muajve më parë, që sollën pezullimin e projektit koncesionar, duket se qeveria është e vendosur ta verë në jetë atë duke filluar nga 17 shtatori, në përfundim të sezonit të sivjetëm turistik veror.

Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të paketës lehtësuese për qytetarët dhe bizneset që e përdorin shpesh këtë rrugë, ndërkohë që, në një prononcim për Scan TV, përfaqësues të këtij dikasteri thanë se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit, duke rikonfirmuar nisjen e pagesës në këtë aks rrugor.

Ndryshe nga hera e parë, tanimë është përpunuar një paketë lehtësish për ata që e përdorin më shumë rrugën. Do të jetë një pajisje e posaçme – telepass – e cila do të mundësojë tarifimin e reduktuar të mjeteve të tilla.

Paketa përfshin një tarifë prej 100 lekësh me TVSH për çdo kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës. Ajo do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës njëmujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Karta përkatëse do të blihet me parapagim. Kjo skemë ka të bëjë me makinat tip veturë familjare, që janë regjistruar për përdorim vetjak të qytetarëve.

Ndërkohë, lidhur me linjat e transportit interurban, deri tani janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale, me tarifë kalimi prej 100 lekësh me TVSH për 1 kalim.

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës, pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova), do të kenë trajtimin si më poshtë: Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, ka 10 për qind zbritje; mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, zbritja shkon në 20%; mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30% dhe mbi 60 kalime në muaj, zbritja arrin në 40% të tarifës.

Tarifat bazë janë për motorrin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.

Burimet nga koncencionari kanë pohuar se kompania ka përllogaritur kostot e mirëmbajtjes dhe investimeve me tarifat aktuale, sipas kontratës fillestare, të miratuar edhe në Kuvend, ndaj çdo ndryshim me ulje do të kompensohet nga qeveria. Kjo zgjidhje është një praktikë normale e përbotshme. “Nëse qeveria vendos të mbrojë një grup të caktuar nga tarifat që rrjedhin nga kontratat e veta, ajo duhet të përballojë humbjet që rrjedhin nga fondet e buxhetit; nuk ka pse një biznes privat të marrë përsipër këtë rol. Kjo është praktikë e përbotshme”, thanë përfaqësues nga kompania koncensionare.

Sipas studimit të institucionit ndërkombëtar që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5.000 automjete në ditë në segmentin e Rrugës së Kombit. Supozohet se, me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera, në një masë që llogaritet minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, foli pasditen e së mërkurës duke thënë se

Lexo më shumë

Në raportin e BE-së, theksohet rëndësia e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe finalizimi i ngritjes dhe funksionimit të organeve të reja të sistemit si

Lexo më shumë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin e marrë mbrëmjen e sotme nga Këshilli Evropian, për hapjen e bisedimeve për negociatat e anëtarësimit në 2019 si shtyrje të tyre.

Lexo më shumë