Prej kohësh tashmë shkencëtarët i ka munduar një pyetje: Çfarë ka në qendër të Tokës? Dhe, studimet e bëra ndër vite anojnë më shumë nga teoria që planeti ynë ka një “top” hekuri brenda bërthamës së tij metalike.

Nën koren më të jashtme, mantelin dhe bërthamën e jashtme të lëngshme të shkrirë ndodhet qendra metalike e ngurtë e Tokës, e cila në fakt ka një shtresë të fshehur, ose një “bërthamë të brendshme, brenda bërthamës ekzistuese. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri, i botuar të martën në revistën Nature Communications.

Sipas këtyre zbulimeve të fundit, Toka në fakt ka pesë shtresa kryesore, dhe jo katër. Detajet e nxjerra nga ky studim pritet që t’u vijnë në ndihmë shkencëtarëve për të zbërthyer disa prej mistereve më të vjetra rreth planetit tonë dhe mënyrës sesi ai është formuar.

Kjo pjesë e re e bërthamës është zbuluar duke përdorur grupe të reja të dhënash, të mbledhura nga monitorimi i valëve sizmike gjatë tërmeteve ndërsa ato kalonin nëpër qendrën e Tokës.

Valët sizmike janë dridhje që rrjedhin brenda ose përgjatë sipërfaqes së Tokës dhe nëpër shtresat e brendshme të saj si rezultat i tërmeteve, vullkaneve ose fenomeneve të tjera.

“Në këtë studim, për herë të parë, ne raportojmë vëzhgime të valëve sizmike që vijnë nga tërmetet e fuqishme që kalojnë nga njëra anë e globit në tjetrën deri në pesë herë si rikoshëtë,” shpjegon bashkautori i studimit Dr. Thanh-Son Phạm, sizmolog dhe student postdoktoral në Shkollën Kërkimore të Shkencave të Tokës në Universitetin Kombëtar Australian në Canberra.

Arsyeja se përse kjo shtresë nuk është vëzhguar dot më parë me kaq detaje lidhet me faktin që përbërja e saj është shumë e ngjashme me atë shtresë që e rrethon. Kjo qendër e re e Tokës, sipas studimit, ka shumë gjasa të jetë 644 km e gjerë, dhe ka formën e një “topi” metali. Pjesa e tij mbështjellëse përbëhet nga aliazh hekur-nikeli, dhe elementë të tjerë.

Për të vlerësuar përmbajtjen e bërthamës së Tokës, studiuesit vëzhguan se sa shpejt valët sizmike udhëtonin nëpër të, në drejtime të ndryshme dhe zbuluan se bërthama, brenda bërthamës e ndryshon shpejtësinë e këtyre valëve në një mënyrë të ndryshme nga shtresa mbi të, guaska e jashtme e bërthamës qendrore.

Zbulimi i shtresës së re, më shumë se 1.600 kilometra nën këmbët tona është i rëndësishëm. Prania e një bërthame të veçantë, përpos asaj të brendshmes mund t’u japë shkencëtarëve një panoramë më të qartë të fushës magnetike të Tokës dhe se si ajo ka evoluar deri më sot.

Zbulimi i ri “na jep gjithashtu një paraqitje të shkurtër të asaj që mund të ketë ndodhur me planetët e tjerë”, tha Pham.

“Merrni Marsin si shembull. Ne nuk e kuptojmë ende pse (fusha magnetike e Marsit) pushoi së ekzistuari në të kaluarën.”

Teleskopi i parë hapësinor i Izraelit, ULTRASAT, do të lëshohet nga NASA në orbitën e lartë të Tokës në vitin 2026, njoftuan Agjencia Hapësinore e Izraelit dhe NASA.

ULTRASAT do të ketë një fushë shikimi të paprecedentë, do t’u mundësojë më mirë shkencëtarëve të zbulojnë burimet kalimtare të dritës dhe të matin dritën ultravjollcë në mënyra që nuk mund të maten në Tokë.

Këto aftësi do të rrisin kërkimin mbi subjektet astronomike si supernova, galaktikat aktive, burimin e valëve gravitacionale dhe formimin e yjeve nga vrima masive të pasme.

Nisja është pjesë e një partneriteti të ri midis NASA-s dhe Ministrisë së Inovacionit, Shkencës dhe Teknologjisë të Izraelit.

“Ky është një projekt përparimtar që e vendos Izraelin në ballë të kërkimit global”, tha Eli Waxman, astrofizikan në institutin e shkencave ”Weizmann” dhe kryeeksplorator i ULTRASAT.

”Organet kryesore ndërkombëtare si NASA dhe instituti i kërkimit DESY i janë bashkuar këtij projekti të udhëhequr nga Izraeli si partnerë, duke njohur rëndësinë e tij shkencore. Ata po investojnë burime të konsiderueshme në ndërtimin dhe lëshimin e satelitit për t’u bërë pjesëmarrës aktivë në këtë mision me akses në produktet e tij shkencore. Është një partneritet i drejtuar nga shkenca”, theksoi Waxman.

ULTRASAT pritet të ketë një ndikim të gjerë, përtej zbulimeve të tij shkencore.

Suksesi i misionit do të demonstrojë mundësinë e arritjes së përparimeve shkencore duke përdorur satelitë të vegjël dhe relativisht të përballueshëm (rreth 90 milionë dollarë, për anijen dhe instrumentin) dhe do t’i hapë rrugën nismave hapësinore të ardhshme të Izraelit.

Sonda kineze “Chang’e-4”, që zbriti në fillim të muajit të kaluar në Hënë, regjistroi në sipërfaqen e pjesës së fshehur temperatura të netëve hënore më të ftohta nga se parashikohej, njoftoi Agjencia Hapësinore Kineze. Temperatura në sipërfaqe zbriti nën 190 gradë Celsius, ose një temperaturë shumë më e ftohtë nga ajo që prisnin shkencëtarët, gjatë mbrëmjes së parë hënore që kaloi sonda “Chang’e-4”, që është pagëzuar me emrin e perëndisë së Hënës në mitologjinë kineze. Temperaturat e mbrëmjes në sipërfaqen e fshehur të këtij trupi qiellor u regjistruan nga sonda pasi ajo u bë aktive të mërkurën, pasi kishte rënë në gjendje letargjike për gati dy javë.

Konstantin Tsiolkovsky kishte vetëm tre klasë shkollë fillore; ai që konsiderohet si një nga etërit e astronautikës dhe eksplorimit hapësinor.

Ishte vëllai i pestë në një familje fshatare me 18 fëmijë, të gjithë vareshin nga i ati që punonte si roje pylli dhe nuk dukej se i vogli (17 shtator 1857 – 19  shtator 1935) të ishte i destinuar për gjëra të mëdha në jetë. Kur ishte 10 vjeç u sëmur rëndë dhe u besua se i kishte ardhur fundi; i mbijetoi skarlatinës, por mbeti shurdh që e largoi nga shkolla. As kjo sëmundje, as vdekja e parakohëshme e së ëmës arritën ta thyejnë. U bë autodikakt, në moshën 16 vjeçare detyroi të atin ta dërgonte në Moskë për të rimarrë studimet. Po as në kryeqytet Konstantini nuk hyri në shkollë. Në vend të saj gjeti një vend në bibliotekën publike të Chertkovskaya-s ku iu përkushtua studimit të shkencave. Vite më vonë do të kujtonte se shpenzonte të gjithë pagën që i ati i dërgonte për libra, materiale dhe reaktivë kimikë për të eksperimentuar duke u ushqyer me vetëm bukë të zezë. Librat e Zhyl Vernit e frymëzuan për të imagjinuar udhëtime në hapsirë. Në ndryshim nga shumë të tjerë, Tsiolkovsky bëri diçka më shumë se të ëndërronte; llogariti se topi i përshkruar nga shkrimtari francez për të shtyrë anijen hënore do të vriste ekuipazhin e tij nga shkaku i përshpejtimit. Duke u bazuar në shkencën njutoniane të veprimit dhe reagimit përcaktoi atë që quhet “formula e aviacionit” që llogariste shtimin e shpejtësisë së një anije në funksion të ndryshimit të masës së lëndës djegëse dhe impulsit të motorit. Tsiolkovsky kishte shpikur kështu raketën, të paktën në letër.

Ambicie të parakohëshme të kohës së tij.

Gjatë karrierës së tij tepër prodhuese që mbërrin deri në 400 punime të shkruara, zeniti i tij si profesionist ishte një vend si profesor matematikash në lokalitetin e Kalugas, 200 km larg nga Moska. Aty banesa dhe qendra e veprimeve të tij ishte një kasolle prej druri ku ngriti familjen e tij që komuniteti e konsideronte si shpikës i çmendur. Megjithë kontributet, kurrë nuk do të njihej për rolin  e tij edhe pse regjimi sovjetik i thuri lavde për gjeniun proletar të bërë vetë. Kështu në letër mbetën dizenjot e tij të propulsorëve hapsinorë dhe të raketave me tre faza bazuar në përdorimin e hidrogjenit dhe të oksigjenit të lëngshëm si lëndë djegëse, ashtu si edhe propozimet e tij për dhomat mbyllëse, stacionet orbitale, kostumet me presion, sera hapsinore si dhe një pafundësi aparatesh hapsinorë dhe aeronautikë. Nuk shërbyen për asgjë llogaritjet e tij të shumta, si shpejtësia e largimit nga graviteti i tokës. Kur vizitoi Parisin në 1895 imagjinoi një kabëll të lidhur në ekstrem të kullës Eifel në mënyrë që të mund të ngjitej deri në qiell. Dekada më vonë shkrimtari Arthur C. Clarke krijoi idenë e një ashensori hapsinor për ta shndrruar në një projekt që kurrë nuk do të shohë dritë, por që lind periodikisht si një nga ambiciet e njerëzimit. Mbi këto ambicie të Tsiolkovsky-it shumë të parakohëshme të epokës së tij, inxhinierët si Wernher von Braun apo Sergei Korolev ndërtuan në të vërtetë pushtimin e hapsirës. Gjeniu rus kurrë nuk e imagjinoi se idetë e tij do të viheshin në praktikë, por ai nuk u dorëzua për ato. “Toka është një djep i njerëzimit, por njeriu nuk mund të jetojë përgjithmonë në djep.”

Shkencëtarët kanë dalë me një teori të re në lidhje për mënyrën sesi mund të ketë ardhur jeta në planetin tonë.

Read More

Më 21 nëntor 1676, astronomi danez Ole Romer njoftoi në Akademinë e Shkencave në Paris përfundimin e tij se drita udhëton me një shpejtësi të kufizuar.

Read More

“Unë Galileo Galilei, mësues i matematikës dhe fizikës në Firencë, mohoj me be, atë që kam mësuar, se Dielli është qendër e botës, në vendin e vet i palëvizshëm dhe Toka nuk është qendër dhe se nuk është e palëvizshme…” Bertol Brecht, Jeta e Galileit.

Read More